Kryesore

Kupa e Botës/ Argjentina shënon golin e tretë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:34 - 13/12/22 |
Opi Nion

Argjentina ka shënuar golin e tretë në gjysmëfinalen e parë të botërorit që po zhvillon sot përballë Kroacisë. Ka shënuar sërish Alvarez në minutën e 70-të.

Në minutën e 34 Lionel Messi shënoi golin e parë për Argjentinën nga pika e bardhë. Portieri i kroatëve Dominik Livakoviç bëri një ndërhyrje të gabuar në mbrojtje dhe arbitri akordoi penallti. Messi ekzekutoi në mënyrë perfekte 11 metërshin duke kaluar në avantazh Argjentinën. Pesë minuta më pas, Alvarez dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi.

Duket se Argjentina është shumë pranë finales së botërorit.

Pas