Sport

Kupa e Botës/ Arabia Saudite mposht me përmbysje Argjentinën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:20 - 22/11/22 |
Opi Nion

Arabia Saudite ka mposhtur me përmbysje Argjentinën e “Messit” me rezultatin 2-1, e vlefshme për Grupin C të Botërorit “Katar 2022”.

Leo Messi shënoi i pari me 11-metërsh, që u fitua nga Paredes.

Argjentina shënoi dy herë me Lautaro Martinezin, në minutat 28′ dhe 35′, por në të dyja rastet sulmuesit të Interit i është mohuar goli.

Pjesa e dytë nisi me dominimin e Arabisë Saudite që menjëherë gjetën golin, në minutën e 48′ me anë të Al Shehrinë, falë një aksioni model.

Ndërsa goli i përmbysjes së madhe erdhi 5 minuta më vonë, ekzaktësisht në minutën e 53′ falë një supergoli nga distanca e Al Dausari.

Argjentina e nis kështu Botërorin në Katar në mënyrën më të keqe, ndërsa Sauditët bëjnë surprizën e madhe deri më tani në këtë edicion.

Pas