Bota

Kupa e Afrikës, të paktën 8 të vdekur nga shtypja e turmës në Kamerun


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:32 - 25/01/22 |
Opi Nion

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga shtypja e turmës jashtë stadiumit ku po zhvillohej të hënën në Kamerun një ndeshje e Kupës së Afrikës.

Pamjet treguan turma të tifozëve të futbollit që bërtisnin duke u shtypur në portat e hyrjes në stadiumin Paul Biya në kryeqytetin Yaounde.

Dëshmitarët përshkruan skena kaotike, ndërsa mijëra tifozë luftuan për të hyrë brenda ambienteve të stadiumit.

Nga 38 personat e plagosur, shtatë janë në gjendje të rëndë. Ndërsa një fëmijë është mes të vdekurve, sipas zyrtarëve të cituar nga agjencia e lajmeve AFP.

Stadiumi ka një kapacitet prej 60,000, por për shkak të kufizimeve të Covid nuk ishte menduar të ishte më shumë se 80% i mbushur në ndeshjen e së hënës.

Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF), e cila drejton Kupën e Afrikës, tha në një deklaratë se ishte në dijeni të incidentit.

“CAF aktualisht po heton situatën dhe po përpiqet të marrë më shumë detaje mbi atë që ndodhi”, tha ai. “Jemi në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë e Kamerunit dhe Komitetin Organizator Vendas”.

Një nga zyrtarët më të lartë të federatës, Sekretari i Përgjithshëm Veron Mosengo-Omba, shkoi për të vizituar tifozët e plagosur në spital.

 

Pas