Pas regjistrimit të maturantëve fitues në degët e tyre të preferuara, nis raundi i dytë i regjistrimit në universitete për plotësimin e vendeve të mbetura bosh nga faza e parë.
Maturantët kanë tetë ditë afat për të plotësuar formularin për këtë raund të dytë, deri në 30 shtator, ndërkohë që më poshtë po sjellim listën e vendeve bosh, në Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik dhe Universitetin e Mjekësisë.