Një person ka rënë në prangat e policisë në Korçë pasi mësohet se ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë dhe gjithashtu akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.
Personi me iniciale M.A ka qenë i dënuar më parë për “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim” dhe këtë herë është ndaluar nga policia për veprat “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./Opinion.al/