Aktualitet

Kundërshtarë brenda partisë, Basha, Alibeaj dhe Bardhi dënojnë sulmin ndaj Berishës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:03 - 06/12/22 |
Opi Nion

Edhe pse janë shfaqur në dy grupime të ndryshme brenda Partisë Demokratike, ish-kreu i PD, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Gazment Bardhi kanë dënuar sulmin e sotëm ndaj kreut të PD, Sali Berisha i cili u qëllua me grusht nga një 31-vjeçar në nisje të protestës së opozitës.

Basha thotë se kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht.

“Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar”-shkruan Basha në Twitter.

Alibeaj thotë se sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet demokratik.

“Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik. Incidenti i sotëm duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse ndërsa kultura e dhunës duhet përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri”shkruan Alibeaj.

Ndërsa Bardhi shkruan: “Skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar. Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd. Duke dënuar me forcë sulmin fizik ndaj z. Berisha, bëj thirrje që autorët e vërtetë të vihen menjeherë përpara ligjit’.

Pas