Qytetarët kanë rifilluar protestat kundër rritjes së çmimeve para Kryeministrisë.
Me pankarta në duar, qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës dhe të produkteve të tjera bazë.
Në protestat e mëparshme protestuesit kërkuan heqjen e taksave, heqjen e akcizës dhe miratimin e ligjit për minimumin jetik duke i lënë kryeministrit Edi Rama afat.