Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Francë, pavarësisht rikthimit të masave kufizuese.
Por, situata e krijuar nga pandemia dhe vendosja e masave kufizuese ka ngjallur protesta në këtë shtet. Studentët në Francë kanë protestuar kundër mbajtjes hapur të shkollave. Ata shprehen se mbajtja hapur e shkollave përbën rrezik për shëndetin e tyre.
Policia lokale konfirmon se 4 persona janë arrestuar për incidentet e rënda, ndërsa të paktën një efektiv ka mbetur i lënduar. Sipas policisë sjellja e disa prej protestuesve ishte e dhunshme.
Po ashtu, të rinjtë kanë sulmuar dhe makinat e policisë./ Opinion.al