Mbi 100 të burgosur janë revoltuar në burgun e St. Louis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke marrë dhe kontrollin e tij.
Ata i kanë vendosur zjarrin qelive dhe kanë hedhur objekte nga dritaret e katit të katërt të ndërtesës. Trazirat nisën në orët e para të mëngjesit në qendrën e korrektimit në St. Louis City dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit iu deshën më shumë se 7 orë për të rivendosur rendin.
Një oficer mbeti i plagosur, ndërsa ekipet e zjarrfikësve punuan për të shuar zjarret që të burgosurit kishin filluar.
Një zyrtar i lartë i St.Louis pretendon se incidenti i dhunshëm mund të jetë nxitur nga kundërshtimet që të burgosurit kanë nga kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë, të cilat u kanë ndaluar vizitat dhe ndërprerë seancat gjyqësore.