Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir ka dhënë dorëheqjen nga qeveria, pasi ishte në kundërshtim me marrëveshjen e armëpushimit.
Ministri i ekstremit të djathtë ka kritikuar më parë armëpushimin dhe kërcënoi se do të jepte dorëheqjen nëse miratohej.
Dy ministra të tjerë nga partia e Otzma Yehudit e Ben-Gvir kanë dhënë gjithashtu dorëheqjen lidhur me armëpushimin.
Partia Otzma Yehudit nuk është më pjesë e koalicionit qeverisës, por ka thënë se nuk do të përpiqet të rrëzojë qeverinë e Netanyahut./Opinion.al