Sotir Kristollari, kunati i Zhaneta Josifit, gruas që u vetëflijua bashkë me vajzën në banesë, ka treguar në një intervistë ekskluzive për gazetaren Anila Hoxha se kishte shkuar disa herë në shtëpinë e vajzave dhe nënës së tyre duke kërkuar të takohej me Anisën. Ai, së bashku me bashkëshorten, ka kërkuar t’i nxjerri nga vendi ku ato ishin izoluar, pa ditur se njëra prej tyre nuk jetonte më.
“Anisa kishte studiuar për ekonomi biznes, Blerta inxhiniere elektronike. Blerta punoi nja 5 vjet inxhiniere. Pas 5 vjetësh çupën e heqin. Reformë 200 veta. Anisa ç’merrte nga këto komunikimet me internet. U fut brenda në shtëpi!”, shprehet ai.
I pyetur se si quhej sekti ku vajzat dhe nëna e tyre ishin përshirë, Kritollari u shreh: “Ardhur nga Holanda më duket në Përmet, pastaj vazhduan lidhjet me këtë grup të Përmetit. Para një viti e ka marr një grua Anisën dhe i thoshte “Stop, Stop, mos lexo këto libra!”. Ato filluan të mbyllen. U mbyll e para Anisa, dalëngadalë dhe Blerta, sa arriti kulmin në 14 Dhjetor që kam ikur unë. Erdhi koha e pandemisë, nuk vinte në punë as e ëma. Ishte fundi i marsit. Të dyja më hapën derën, Blerta dhe Zhaneta. U ula në tavolinë. Anisa ka ardhur xhaxhi! Anisa dil! Jo s’u përgjigj Anisa, Anisa kish mbaruar. Nuk e pashë ishte në dhomën tjetër. I thash Zhanetës, i kërkova vajzën. Dale dhe një javë, fundi i marsit, dale dhe fundi i prillit, i vajta prapë nga fundi i muajit. Zhaneta ishte ulur në të njëjtin divan me Blertën, se kishte hall se mos e tradhtonte Blerta. Se Blerta matej sikur të thoshte diçka!”, përfundon i përlotur kunati i Zhaneta Josifit.