Pak minuta pas atentatit në Durrës, është gjetur e djegur makina që u përdor nga atentatorët.
Këtë të enjte është qëlluar ndaj kunatit të Lulzim Berishës, Plarent Dervishit dhe Julian Meçajt.
Sipas policisë makina është gjetur në flakë në autostradën Durrës-Tiranë pak minuta pas ngjarjes së rëndë, ku mendohet se autorët i kanë vënë zjarrin menjëherë sapo kanë kryer atentatin.
Ndërkohë nga të shtënat me armë ndaj “Range Rover”, është plagosur kunati i Lul Berishës së bashku me Meçajn. Informacionet bëjnë me dije se Meçaj ka marrë 3 plumba, ndërsa Plarent Dervishi një plumb në këmbë. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Gjithashtu nga të shtënat me armë kanë mbetur të lënduar edhe dy kalimtarë./ Opinion.al