Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kunatat përballen live: Jetojmë prej 40 vitesh bashkë…

2020/02/23 at 7:43 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kunatat përballen live: Jetojmë prej 40 vitesh bashkë…

Sot në seancën e ndërmjetësimit ‘Shihemi në gjyq” në Tv Klan, dy kunata u përballen me njëra-tjetrën për çështjen e pronësisë në lidhje me tokën, por edhe banesën. Prej 40 vitesh, 3 kunata së bashku me bashkëshortët e tyre jetojnë në një shtëpi, e cila nuk është e pajisur me dokumentat e pronësisë.

Sanija rrëfeu në studio vështirësitë me të cilat është përballur për shkak të varfërisë dhe sakrificat që ajo dhe familja e saj i është dashur të kalojnë për të përballuar jetesën.

6 mijë metër katrorë tokë, që ajo pretendon se i përkasin asaj dhe familjes së saj, sot rrezikojnë të ndahen edhe mes vëllezërve dhe motrave të bashkëshortit.

Shpresa: Sanije siç ke problem ti, kam edhe unë problem në familjen time!

Sanije: Po unë e di Shpresa që ti probleme ke, por kur të merrja në telefon unë dhe të thosha si është problemi i tokave, Shpresa më sqaro, ti nuk më sqaroje fare.

Shpresa: Sanije!

Sanije: E merrja Myrvetin, i thoja më sqaro, ajo nuk më sqaronte fare.

Shpresa: Sanije, sot ti duhet të përballeshe me Myrvetin këtu, me kunatën tjetër sepse ajo të hyn dy herë në pjesë, me prokurorën që ka nxjerrë Myrveti.

Sanije: Unë e ftova, por Myvreti nuk më erdhi mua këtu.

Shpresa: Me mua nuk ke punë. Çfarë pune ke me mua?

Sanije: Edhe me ty kam punë!

Eni Çobani: Ti je bërë pjesë e çertifikatës zonja Shpresa, tani jo nuk ke, se tani e heqim përgjegjësinë të gjithë, por ti një ide e ke si u bëre pjesë e kësaj çertifikate. Si u bëre ti?

Shpresa: Po e kam zonja Eni!

Eni Çobani: Nuk është momenti të hidhesh dhe të thuash Sanije pse më ftove? Ti ke qenë e ftuar bashkë me Myrveten, ti nuk erdhe thjesht të shoqëroje. Do rrije në publik vërtet, nuk do rrije aty, por Myrvetja u largua. Tani që kam juve këtu sqaroni çfarë ka ndodhur?

Sanije: Nuk më sqaronin, se ne rrimë në një shtëpi, në një shtëpi të tre vëllezërit. Ne rrimë të treja kunatat në një shtëpi.

Shpresa: Zonja Eni ne kemi jetuar shumë vite bashkë në një shtëpi.

Eni Çobani: Sa vite?

Sanije: 40 vite!

Eni Çobani: E di ç’do të thotë 40 vjet?

Shpresa: Një jetë e tërë!

Sanije: Unë prandaj nuk prishja qejf dhe nuk doja të ziheshim. Thoja gjithmonë fjalën e mirë, se thoja një ditë do vdesin, edhe i largohesha gjësë.

Shpresa: Zonja Eni, ne kërkojmë çështjen e shtëpisë sepse kemi 40 vite martuar dhe këto shtëpi janë pa karta. Ne kemi vuajtur në këto shtëpi sepse jeta atëherë kështu ka qenë, e vështirë.

Sanije: Po me Shpresa, sa herë ju kam thënë të bëni tapinë e shtëpisë?

Shpresa: Me këto tapi është marrë marrë Myvreti, Sanije!

Sanije: Dëgjo Shpresa ti e di sa shumë kam vuajtur unë. Vuajtjet e mia janë të papara.

Shpresa: Edhe ti ke vuajtur Sanije!

Sanije: Ç’njerëzore janë vuajtjet e mia, ti e di shumë mirë! Dhe më merrnit në telefon, hajde se u palasaritën shtëpitë.

Eni Çobani: Pse janë çnjerëzore Sanije, më fal të të pyes?

Sanije: Një vuajtje e llaftarisur. Burri punonte në fermë merrte 80 lekë, vjehrra më ndau, unë kisha një fëmijë. Çfarë mund të bëja unë? Shtëpia lart m’u dha pa rregulluar, se dhe ata s’kishin. Vjehrra kishte 7 fëmijë, ishin 3 djem në një shtëpi. Poshtë i rregulloi vjehrra, kurse ne sipër i kishim si karabina, vetëm tavanin dhe muret, pa dyer pa dritare. Unë jam sfilitur shumë, kam punuar me mish dhe me shpirt, që unë i kam bërë këto shtëpi. Dhe unë jam revoltuar shumë, si për tokat që më ndërhynë gjithë këto veta, ashtu edhe për shtëpinë, se unë s’kam asgjë në dorë. Unë u detyrova ika në Greqi, mora burrin, mora fëmijët, kam ikur zvarrë 12 orë. Më ka zënë policia më ka mbajtur një javë, më ka kthyer prapë./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
Bota

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

18 Tetor, 2025 4:08 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

18 Tetor, 2025 3:17 pm
I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos
Bota

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos

18 Tetor, 2025 3:03 pm
Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Kronikë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

18 Tetor, 2025 2:00 pm
Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine
Kronikë

Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine

18 Tetor, 2025 1:18 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës

18 Tetor, 2025 12:29 pm
Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak
Bota

Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

18 Tetor, 2025 12:00 pm
Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës
Kronikë

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, gjykata lë në burg Kamber Sulçen

18 Tetor, 2025 10:45 am
Futbollisti N’Golo Kante ndërton një spital me vlerë 5 milionë dollarë në Mali
Sport

Futbollisti N’Golo Kante ndërton një spital me vlerë 5 milionë dollarë në Mali

18 Tetor, 2025 10:40 am
Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Bota

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç

18 Tetor, 2025 10:08 am
Para
Audio në Whatsapp për koronavirusin, vajza: Ju lutem fshijeni…

Audio në Whatsapp për koronavirusin, vajza: Ju lutem fshijeni...

Karnavalet e Venecias ndërpriten para kohe për shkak të koronavirusit

Karnavalet e Venecias ndërpriten para kohe për shkak të koronavirusit

Bardhi: Patologjia dhe urgjenca e Kavajës po kthehen në karantinë nga MSH

TE FUNDIT

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
18 Tetor, 2025

Pasi Presidenti amerikan, Donald Trump reklamoi një tjetër takim me homologun e tij Vladimir Putin të enjten, këtë herë në...

Lexo më shumë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
18 Tetor, 2025

Një efektiv policie është proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Tiranës, pasi ka kërcënuar me armën e shërbimit disa...

Lexo më shumë

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos
18 Tetor, 2025

Donald Trump ka urdhëruar lirimin e ish-kongresmenit republikan George Santos, i cili u burgos për më shumë se shtatë vjet...

Lexo më shumë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
18 Tetor, 2025

Hekuran Cumani, një 23-vjeçar me origjinë italo-shqiptare, u qëllua për vdekje me thikë në një nga parkingjet e Universitetit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com