E dashura e vëllait të Kate dhe Pippa Middleton ishte e ftuar në dasëm si shoqeruesja e James Middleton vëllit të vetëm të tyre. Por gazetarja Donna Air, ka bërë një gabim të pafalshëm. Ajo është paraqitur në dasëm e veshur me të bardha, e vetmja ngjyrë që është e ndaluar të vishet nga të ftuarit. Kjo veshje në fakt është cilësuar si e gabuar nga të gjithë mediat, të cilat nuk kanë hezituar ta ironizojnë këtë gjë. Por duket se vëllai i Pippa-s, nuk është shqetësuar aspak nga veshja e të dashurës së tij pasi gjatë gjithë kohës janë parë të përqafuar.