Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kunata e Mirel Mërtirit kalon vettingun, ONM kërkon rihetim të dosjes

2023/02/18 at 10:53 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kunata e Mirel Mërtirit kalon vettingun, ONM kërkon rihetim të dosjes

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi Komisionerit Publik të enjten që të apelonte vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmin në detyrë të prokurores Mariola Mërtiri.


Në rekomandimin me 24 faqe, vëzhguesit ndërkombëtarë vënë në dukje se përfundimet e arritura nga shumica në KPK në konfirmimin e Mërtirit ishin të paplota.

“Ankimi do t’i mundësonte Kolegjit të Apelimit të kryejë një analizë të saktë financiare ku të vlerësohen qartë dhe siç duhet të gjitha çështjet në fjalë; të hetojë dhe vlerësojë çështjet e ngritura lidhur me asetet, aftësitë dhe të shkuarën,” thuhet në rekomandim.

Mërtiri u konfirmua me shumicë votash më 21 dhjetor të vitit që shkoi. Relatori i çështjes, Roland Ilia dhe anëtarja Pamela Qirko arritën në konkluzionin se problemet e gjetura ishin sqaruar dhe se Mërtiri kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit.

Në pakicë, kryesuesja e trupës Etleda Çiftja arsyeton se ndërsa veç e veç problemet e gjetura në rivlerësimin e Mërtirit nuk ishin të mjaftueshme për të sjellë shkarkimin, të marra së bashku ato çonin në shkarkimin e saj dhe se “subjekti i rivlerësimit dështoi të kalonte testin e moscënimit të besimit të publikut”.

Vëzhguesit ndërkombëtare, gjetjet e të cilëve ishin edhe elementët kyçë në seancën publike që u zhvillua me Mërtirin në dhjetor, kërkojnë rihetim të dosjes.

Në rekomandim, vëzhguesit vënë në dukje se shumica në KPK ka dështuar të kryejë hetim të plotë dhe po ashtu edhe të arsyetojë apo argumentojë vendimin e saj për të konfirmuar Mërtirin. “KPK nuk bëri arsyetim në vendimin e saj,” është një frazë që përmendet disa herë në rekomandim.

ONM kërkon që të hetohen dhe vlerësohen lidhjet mes prokurores Mërtiri dhe bashkëshortit të saj me një numër personash të përfshirë në atë që njihet si afera e inceneratorëve. Ndër të tjera, në listë janë kunati i prokurores, Mirel Mërtiri dhe kunata e saj, Stela Gugallja si dhe biznesmeni i shpallur në kërkim, Klodian Zoto; të gjithë persona nën akuzë nga SPAK për korrupsion e pastrim parash.

Vëzhguesit vënë në dukje se pretendimet e Mërtirit se kontaktet me këta persona i kishte pasur para se ata të akuzoheshin dhe se lidhjet ishin ndërprerë, nuk ishin të mjaftueshme.

“Sipas mendimit të vëzhguesve ndërkombëtarë, një sërë faktesh dhe ngjarjesh të dokumentuara në aktet e administruara tregojnë një lidhje të vazhdueshme midis subjektit, burrit të saj, kunatit, kunatës dhe vjehrrit dhe biznesit të tyre, partnerëve/punëdhënësve gjatë viteve,” thuhet në rekomandim.

ONM vë në dukje se këta persona që po hetoheshin nga SPAK ishin në partneritet që në në vitin 2011 dhe në vazhdim dhe po ashtu ishin nën hetim për zbatimin e kontratave koncesionare që lidhen me inceneratorët.

Vëzhguesit vënë në dukje se shpjegimet e Mërtirit për pozicionin e bashkëshortit në kompanitë e krijuara nga të hetuarit dhe pagën e tij nuk janë bindëse. ONM po ashtu vë në dukje se nuk i gjen bindëse pretendimet e Mërtirit se ajo nuk i njihte pronarët e një makine me të cilët kishte udhëtuar, nisur nga lidhjet e vazhdueshme me këta persona.

“E njëjta gjë vlen edhe për pretendimet për mosnjohjen e pronarëve të automjeteve, duke pasur parasysh lidhjet e familjes së bashkëshortit të saj me pronarët ndër vite, punësimin e bashkëshortit të saj në një kompani të lidhur ngushtë dhe të krijuar nga ky grup njerëzish, si dhe përmendjen publikisht të emrave të tyre në kuadër të aferës së inceneratorëve,” thuhet në rekomandim.

ONM kërkon specifikisht edhe rihetim të mundësive të Mirel Mërtirit, kunatit të prokurores, për t’i dhënë asaj dhe bashkëshortit një hua prej 1 milion lekësh në vitin 2011. ONM arsyeton në rekomandim se justifikimet e dhëna nga Mërtiri dhe pranuar nga KPK-ja në shumicë nuk qëndronin.

Sipas vëzhguesve dhe pakicës, marrja në konsideratë e të ardhurave në disa vite, por lënia jashtë e shpenzimeve në periudha të ngjashme ishte e padrejtë dhe se një analizë e re financiare do të gjente bilanc negativ.

Njëlloj ONM kërkon rivlerësim edhe sa i përket transaksioneve mbi një autobus dhe të ardhurat e vjehrrit në Greqi si emigrant. ONM po ashtu kërkon rivlerësim të praktikës së fitimit të kredisë së butë nga Mërtiri, duke vënë në dukje disa kontradikta në shpjegimet e dhëna nga prokurorja.

Sa i përket figurës, vëzhguesit ndërkombëtarë kërkojnë që KPA të rihetojë Mërtirin për mosdeklarim të kontaktit me një person të dënuar për trafik narkotikësh, me të cilin ishte firmosur kontrata e blerjes së një apartamenti. Sipas ONM-së, në rastin në fjalë Mërtiri kishte kërkuar dorëheqje nga një çështje në vitin 2015 me palë këtë person dhe se kjo tregonte se ajo ishte në dijeni të kontaktit, pavarësisht se ka pretenduar që as ajo dhe as bashkëshorti nuk e kishin takuar personin në fjalë.

Vëzhguesit po ashtu i kërkojnë KPA-së që të rihetojë mundësitë e konfliktit të interesit mes Mërtirit dhe Bashkisë së Fierit. Sipas ONM-së, në katër çështje me hetime të pushuara nga Mërtiri dhe palë bashkinë, nuk është e qartë se përse ajo nuk kishte hequr dorë nga dosjet pasi ndërkohë kishte marrë një kredi të butë nga bashkia. Pretendimet e Mërtirit për kohën e kaluar nga kredia e butë, nuk janë cilësuar të mjaftueshme nga ONM.

ONM vë në dukje se në këto dosje nuk janë kryer hetime të mjaftueshme dhe mungon në disa raste arsyetimi për vendimmarrjen që çonte në pushimin e hetimeve.

“Vendimi i mosfillimit ka mungesë të arsyetmit dhe justifikimit dhe mungesë të hetimeve… Nuk është kryer hetimi i nevojshëm dhe as është dhënë arsyetimi i nevojshëm nga subjekti”, thuhet për një nga rastet. Në përfundim, ONM kërkon hetim të plotë të rastit të prokurores në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. /Birn

 

Etiketa: Mariola MërtiriMirel MërtiriONMvetting


Ju sugjerojmë

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
Bota

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

18 Tetor, 2025 4:08 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

18 Tetor, 2025 3:17 pm
I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos
Bota

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos

18 Tetor, 2025 3:03 pm
Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Kronikë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

18 Tetor, 2025 2:00 pm
Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine
Kronikë

Dy të arrestuar në Tiranë, shisnin drogë në formë xhelatine

18 Tetor, 2025 1:18 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës

18 Tetor, 2025 12:29 pm
Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak
Bota

Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

18 Tetor, 2025 12:00 pm
Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës
Kronikë

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, gjykata lë në burg Kamber Sulçen

18 Tetor, 2025 10:45 am
Futbollisti N’Golo Kante ndërton një spital me vlerë 5 milionë dollarë në Mali
Sport

Futbollisti N’Golo Kante ndërton një spital me vlerë 5 milionë dollarë në Mali

18 Tetor, 2025 10:40 am
Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Bota

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç

18 Tetor, 2025 10:08 am
Para
“Prona e shqiptarëve, e pasigurt”, Lame-Metës: Nuk regjistrove as Presidencën

"Prona e shqiptarëve, e pasigurt", Lame-Metës: Nuk regjistrove as Presidencën

Babai vrau të birin në Maliq, kryeplaku: Gjithë shtëpia ishte me gjak

Babai vrau të birin në Maliq, kryeplaku: Gjithë shtëpia ishte me gjak

Vrau të birin në Maliq, dëshmia e 77-vjeçarit në polici: Pinte çdo ditë, nuk duroja dot më

Vrau të birin në Maliq, dëshmia e 77-vjeçarit në polici: Pinte çdo ditë, nuk duroja dot më
















TE FUNDIT

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
18 Tetor, 2025

Pasi Presidenti amerikan, Donald Trump reklamoi një tjetër takim me homologun e tij Vladimir Putin të enjten, këtë herë në...

Lexo më shumë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
18 Tetor, 2025

Një efektiv policie është proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Tiranës, pasi ka kërcënuar me armën e shërbimit disa...

Lexo më shumë

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos
18 Tetor, 2025

Donald Trump ka urdhëruar lirimin e ish-kongresmenit republikan George Santos, i cili u burgos për më shumë se shtatë vjet...

Lexo më shumë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
18 Tetor, 2025

Hekuran Cumani, një 23-vjeçar me origjinë italo-shqiptare, u qëllua për vdekje me thikë në një nga parkingjet e Universitetit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com