Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kumbaro përgjigje ‘dhëmbë për dhëmbë’ Ndrenikës: Heshtët kur Teatri u kthye në bingo

2018/02/11 at 1:22 PM
në -Kulturë, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Kumbaro përgjigje ‘dhëmbë për dhëmbë’ Ndrenikës: Heshtët kur Teatri u kthye në bingo

“I dashur Robert, unë mendoj si ju… por ju heshtët kur Teatri u kthye në bingo”. Ministrja e Kulturës, me anë të një letre të hapur, i ka kthyer përgjigje akuzave dhe dyshimeve të aktorit të madh Robert Ndrenika, për të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në letrën e saj, të cilën “Panorama” po e boton të plotë, Mirela Kumbaro, qartëson çfarë do ndodhë me godinën e Teatrit dhe zhvendosjen provizore të trupës së Operës në ambientet e Teatrit Kombëtar.


Ministrja i kujton aktorit Ndrenika heshtjen gjatë kohës kur Teatri Kombëtar u kthye “në lokal me tym lojërash fati e bingoje, që thithte klientë, por jo artdashës”, si dhe kohën kur qeveria e mëparshme shpenzoi miliona euro për zhvendosjen e Teatrit te godina e Piramidës. Akuzave të Ndrenikës për ndërtimin e kullave në vend të Teatrit, Kumbaro i përgjigjet: “Teatri, aty ku është sot, nuk do të prishet dhe do të vijojë të përdoret, deri ditën kur një projekt i ri Teatri Kombëtar do të fillojë të ndërtohet”.

NGA MIRELA KUMBARO

LETRA E HAPUR I dashur Robert, Ndoqa përmes medias fjalën e ndjerë, siç vetëm një mjeshtër i artit, i fjalës, i skenës dhe i shpirtit mund të ta thotë. Dua t’ju them menjëherë, i dashur Robert, se unë mendoj njësoj si ju. Unë mendoj njësoj si ju që artistët dhe skena shqiptare e Teatrit, nuk mund të liheshin mbi 60 vjet në një godinë të ndërtuar për të rezistuar jo më shumë se 15 vjet, siç është ajo ngrehinë e ushtrisë musoliniane.

Unë mendoj njësoj si ju me dhimbje se Teatri Kombëtar u la pa investim, pa rehabilitim për dekada, derisa degradimi i tij mbërriti në kufijtë e skajshëm saqë është i parikuperueshëm. Unë mendoj si ju sot, se ne, të gjithë bashkë, kemi nevojë më shumë se kurrë për një skenë të re, për kushte të reja dhe të shëndetshme për aktorët, për auditor dinjitoz dhe shërbim cilësor për publikun, për teknologji bashkëkohore të skenës. Unë mendoj, ma do mendja, siç duhet të mendoni dhe ju, se kjo nevojë do duhej të ishte marrë përsipër nga shteti shumë vite më parë dhe sot do të kishim Teatrin që duam dhe ndërkohë humbëm shumë kohë. Por unë mendoj gjithashtu se komuniteti i aktorëve dhe shoqëria jonë nuk duhej ta kishin lejuar që Teatri të kthehej në lokal me tym lojërash fati e bingoje, që thithte klientë, por jo artdashës. Nuk di ç’mendoni ju për këtë, i dashur Robert.

Unë mendoj se komuniteti i aktorëve dhe shoqëria jonë duhej të kishte reaguar fort kur qeveria në vitin 2008-2009 vendosi të investojë rreth 6 milionë dollarë për të ndërtuar një teatër brenda Piramidës dhe ku pasi shpenzoi gjysmën e kësaj shume, e braktisi atë projekt për ta shkatërruar krejt piramidën në përfitim të një projekti tjetër për Parlament, duke na lënë sot një ngrehinë të dëmtuar rëndë nga këto ndërhyrje dhe për çka duhen të paktën 20 milionë euro për ta rehabilituar e rifunksionalizuar.

Nuk kujtoj që aktorët të kenë reaguar asokohe për paratë e groposura për dreq, gjynah! Për të mos thënë, kriminale! Unë mendoj se komuniteti i aktorëve ka pasur të drejtë kur mërzitej ndonëse nuk u ngrit në protestë kur aktorët në Teatrin Kombëtar dhe muzikantët në TOB emëroheshin pa kurrfarë konkursi, me një telefonatë politike nga lart dhe kur aktorë të rinj nuk e arrinin dot skenën, ndonëse në Teatrin Kombëtar kishte jo pak aktorë që prej vitesh merrnin rrogën pa hipur një herë në skenë.

Unë mendoj se ishte shumë e trishtuar kur Teatri Kombëtar u katandis me 2 premiera në vit dhe me javë të tëra ku s’jepej asnjë shfaqje, por nuk kujtoj ndonjë protestë për këtë, ndonëse me shumë të drejtë të gjithë qaheshin nëpër kafene. Unë mendoj se shteti ishte i vonuar në ndërhyrjet që bën për restaurimin e Teatrit Migjeni në Shkodër, për rindërtimin e Teatrit Çajupi në Korçë, për rindërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, për ndërtimin e Qendrës së re teatrale Turbina që po shkon drejt përfundimit.

Por, më mirë vonë se kurrë, shumë shpejt do të kemi në Tiranë dy skena të reja, të cilat bashkë me sallën ekzistuese të Teatrit Kombëtar do të administrohen nga vetë Teatri Kombëtar qoftë për produksionet e veta, qoftë për trupa të tjera që kanë nevojë për skena dhe që pasurojnë kalendarin skenik, siç ndodh edhe sot e kësaj dite. Unë dua t’ju shpjegoj, i dashur Robert, se nuk di pse ju kanë keqinformuar kur ju kanë thënë se aty do të vendoset definitivisht Teatri i Operës.

Ende nuk e kuptoj pse-në e kësaj fantazie, po pak rëndësi ka kjo. Trupat e Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i kanë aktualish, dhe derisa të mbarojë rindërtimi te Pallati i Kulturës, mjediset ku punojnë dhe bëjnë provat, nganjëherë edhe në kushte të vështira, por ata s’kanë një skenë fikse, prandaj kalendari i tyre është lëvizës duke shfrytëzuar të gjitha skenat e mundshme në Shqipëri, herë në bashkëpunim e herë përkundrejt qirasë që paguhet nga Ministria e Kulturës.

Me shtimin e skenave në Tiranë, artistët e TKOBAP, që bëjnë një punë të jashtëzakonshme, do të kenë mundësinë të performojnë edhe në skenat e Teatrit Kombëtar në koordinim me administratën e Teatrit, siç edhe tashmë ka ndodhur. TKOBAP nuk është armiku i skenës, i dashur Robert! Ky është jo vetëm komunikim mes institucioneve të ngjashme të artit, por dhe solidaritet i domosdoshëm mes kolegësh, artistësh dhe mënyra se si Ministria e Kulturës menaxhon të gjitha mjediset e institucionet që mbahen me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Unë mendoj njësoj si ju, që Teatri, aty ku është sot, nuk do të prishet dhe do të vijojë të përdoret, deri ditën kur një projekt i ri Teatri Kombëtar do të fillojë të ndërtohet. Edhe unë dua një Teatër Kombëtar të së ardhmes, të plotë, Teatër Kombëtar ku është sot ngrehina e “doppolovaro-s”. Por kjo nuk bëhet në një ditë. Me sa thashë më sipër, kemi bërë jo pak Robert i dashur dhe ju siguroj se do të punoj çdo ditë, për sa kohë jam në këtë detyrë, që të vijojë puna për projektin e Teatrit Kombëtar, punë e përbashkët me kryetarin e Bashkisë, me të cilin po bashkojmë forcat për shumë punë të mira të kulturës në Tiranë.

Sa për të paharruarin Kujtim Spahivogli, besoj që lapidarin ia kemi ngritur në vendin e merituar, në krye të një Teatri tjetër Kombëtar ku e njeh dhe e lexon e gjithë Tirana dhe Shqipëria, siç është Teatri Eksperimental. Unë ju falënderoj përulësisht dhe me gjithë zemër për pasionin dhe burimin e frymëzimit që keni e jeni, për përkushtimin ndaj Teatrit dhe sërish uroj që ju të jeni pafundimisht aktori i preferuar në skenat e reja të Teatrit Kombëtar.

Ju përqafoj!

Juaja,

Mirela Kumbaro

/Marrë nga Panorama

 

Etiketa: debatiKumbaroNdrenikateatri


Ju sugjerojmë

Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi
Kronikë

Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi

15 Shtator, 2025 12:50 pm
Mbledhja e grupit të PS, kush janë deputetët që do të drejtojnë komisionet
Kryesore

Mbledhja e grupit të PS, kush janë deputetët që do të drejtojnë komisionet

15 Shtator, 2025 11:22 am
Deklarata e ish-zyrtarit amerikan në Hagë: Hashim Thaçi donte një Kosovë demokratike
Kryesore

Deklarata e ish-zyrtarit amerikan në Hagë: Hashim Thaçi donte një Kosovë demokratike

15 Shtator, 2025 10:46 am
Berisha: I dështoi zgjatja e mandatit, Dumani po shkulte flokët dhe po qante
Aktualitet

Berisha: I dështoi zgjatja e mandatit, Dumani po shkulte flokët dhe po qante

15 Shtator, 2025 10:39 am
Digjen plotësisht dy banesa në Shkodër
Kronikë

Digjen plotësisht dy banesa në Shkodër

15 Shtator, 2025 9:31 am
Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit
Kryesore

Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit

15 Shtator, 2025 8:38 am
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Do të hapë rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën
Aktualitet

Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Do të hapë rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën

15 Shtator, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 shtator 2025

15 Shtator, 2025 8:34 am
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 Shtator, 2025 7:53 am
Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Kryesore

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

14 Shtator, 2025 7:53 pm
Para
Policia italiane prezanton qenin e rrezikshëm, ka kapur edhe drogën e trafikantëve shqiptarë

Policia italiane prezanton qenin e rrezikshëm, ka kapur edhe drogën e trafikantëve shqiptarë

Pesë presidentë i refuzuan nënshtetësinë Janullatosit, ja si përgjigjet Meta

Pakti detar me Greqinë, Presidenca: Nuk na kanë kërkuar plotfuqishmëri për negociatat

Foto/ Zbulohet dhurata që Lori Hoxha i bëri Sarës për ditëlindje

Foto/ Zbulohet dhurata që Lori Hoxha i bëri Sarës për ditëlindje
















TE FUNDIT

Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi

Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi
15 Shtator, 2025

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, u sekuestruan 33 apartamente, 15...

Lexo më shumë

Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar

Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar
15 Shtator, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në fshatin “Lefter Talo”, Finiq. Dy persona ende të...

Lexo më shumë

Mbledhja e grupit të PS, kush janë deputetët që do të drejtojnë komisionet

Mbledhja e grupit të PS, kush janë deputetët që do të drejtojnë komisionet
15 Shtator, 2025

Partisë Socialiste mblodhi sot grupin e saj parlamentarnë Kryesinë e Kuvendit. Në fokus të diskutimeve ka qenë riorganizimi i punëve...

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/ Nis gjyqi në GJKKO, Berisha nuk paraqitet

Dosja “Partizani”/ Nis gjyqi në GJKKO, Berisha nuk paraqitet
15 Shtator, 2025

Ka nisur seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen “Partizani”. Mësohet se vetëm Jamarbër Malltezi është prezent nga të pandehurit, të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com