Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kumbari/ Kur Don Korleone zbuloi Amerikën

2017/03/27 at 9:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kumbari/ Kur Don Korleone zbuloi Amerikën

Po, “Efekti Kumbari” ka qenë ai që ka ngulitur përgjithmonë në kulturën popullore basorelievin e familjes italiane mafioze. Por, në librin e Mario Puzos, linja e skepticizmit, e zhgënjimit nga premtimi i Amerikës është morali i vërtetë, i fshehtë i veprës. “Familja” është natyrisht kriminale, por bota që e rrethon nuk është më e mirë, është vetëm më e fshehtë dhe më hipokrite. Janë të korruptuar apo të korruptueshëm policët, politikanët, gazetarët, gjykatësit që Don Vito i fut në xhep, siç thotë Sollozzo. I korruptuar është kryeqyteti i madh financiar, siç thotë Doni kur paralajmëron që, “në Amerikë duhet të bësh si Rockerfellerët, në fillim të grabisësh paratë, e pastaj t’i shpërndash për bamirësi”. Dhe në fund janë më të sinqertë, në brutalitetin e tyre, vetë bosët dhe njerëzit e tyre, që nuk falin tradhëti, hipokrizi dhe turpërim…


Kur dritat u fikën në kinemanë e Waterbury, në Connecticut, diçka u ndez brenda tij. Ishte marsi i 1972, dhe zëri i Amerigo Bonazeras u ngrit nga sekuenca e parë e Padrinos, për t’i kërkuar hakmarrje Don Corleones: “I believe in America … unë besoj tek Amerika, Amerika më bëri fatlum…”, fillonte sipërmarrësi, ndërkohë që Doni e dëgjonte duke përkëdhelur me dorën e majtë macen. “Shkojmë”, thoshte nëna e Tomit, por ai nuk lëvizi.

Ishte bir i një siçiliani dhe i një nëne angleze, Nancy, dhe për pothuajse dy orë të filmit, ndërkohë që e ëma i përsëriste “shkojmë Tom, shkojmë Tom”, ai mbeti i gozhduar para atij që dyzetë vjet më vonë do ta quante në librin e tij: The Godfather Effect, “Efekti i Kumbarit”. Ishte diçka përmbytëse, efekti i një kryevepre të kinemasë. Ishte zbulimi i një të vërtete konfuze, gatuar me neveri dhe krenari, joshje dhe refuzim: kuptoi çfarë domethënieje kish patur, të qënurit emigrantë italianë në Amerikë. Sa e tmerrshme kish qenë eksperienca e gjyshërve të tij siçilianë, të hedhur në furrnaltën amerikane, mes përçmimit, varfërisë, refuzimit social, getos dhe tundimit nga krimi. Të mbërthyer vetëm pas familjes, për të qëndruar “mbi ujë” dhe për të vazhduar deri në fund.

Për miliarda spektatorë në të gjithë botën, saga imagjinare e familjes së Vito Andolinit, i transformuar në Corleone nga një funksionar përbuzës i zyrës së imigracionit në Ellis Island, ka qenë dhe vazhdon të mbetet një produkt i mrekullueshëm kinematografik, më e mira nga sa ka mundur të nxjerrë Hollywood mes fotografisë, regjisë, recitimit dhe valëve Pucciniane të të madhit Nino Rota. Ende i freskët, një brez mbas daljes së tij, si një pikturë që ka ende erën e bojës. Por për miliona amerikanë me gjak italian, që shihen si njolla që nuk dinë mirë të prononcojnë r dhe th e anglishtes, ajo vepër ishte zbulimi i diçkaje që shkonte më tej – siç do të pranonte vetë Coppola – qëllimeve të regjisorit, të aktorëve, të Paramount që e shpërndau.

Pas disa dekadash mund të duket e pabesueshme që gjatë prodhimit, shumë shoqata italo-amerikanësh kishin protestuar për të parandaluar daljen dhe bllokuar Coppolan. Liga për të drejtat civile të italo- amerikanëve organizoi grumbullime të indinjuarish para studiove të Paramount, për të kërkuar që produksioni të braktisej, “sepse do të përforconte identifikimin e italianëve me mafiozët”. Sons of Italy, Cavalieri di Colombo, komunitetet lokalë të imigrantëve italianë, kërcënuan se do të organizonin rrëmuja para kinemave që do ta transmetonin. Nuk e kishin krejt gabim. Ekuacioni italian = mafioz është diçka që kushdo që ka jetuar apo udhëtuar në SHBA e njeh ende shumë mirë. “Mallkimi i zanores”, ajo që në fund të mbiemrit të identifikon si italian ndez ende sytë e interlokutorëve. Në vitin 2009, kur tashmë Cosa Nostra, krimi i organizuar ishte shumë larg zenitit të vet, një studim i FBI tregonte se amerikanët me origjinë italiane, 6 % e popullsisë së SHBA, ishin përgjegjës për 0.00782 përqind të krimeve. E megjithatë, sipas Zogby, 74 përqind e personave, tre amerikanë në katër, janë të bindur ende se italo- amerikanët ruajnë një farë lidhje me Cosa Nostra-n.

Por nëse Efekti Kumbari ka qënë ai që ka ngulitur përgjithmonë në kulturën popullore basorelievin e familjes italiane mafioze, paradoksi është ai që Tom Santopietro e paralajmëroi në errësirën e kinemasë në Connecticut: amerikanizimi përfundimtar i eksperiencës italiane, asimilimi i saj. Në fakt në librin e Mario Puzos, mbi të cilin bazohet filmi, linja e skepticizmit, e zhgënjimit nga premtimi i Amerikës është morali i vërtetë, i fshehtë i veprës. “Familja” është natyrisht kriminale, por bota që e rrethon nuk është më e mirë, është vetëm më e fshehtë dhe më hipokrite. Janë të korruptuar apo të korruptueshëm policët, politikanët, gazetarët, gjykatësit që Don Vito i fut në xhep, siç thotë Sollozzo. I korruptuar është kryeqyteti i madh financiar, siç thotë Doni kur paralajmëron që, “në Amerikë duhet të bësh si Rockerfellerët, në fillim të grabisësh paratë, e pastaj t’i shpërndash për bamirësi”. Dhe në fund janë më të sinqertë, në brutalitetin e tyre, vetë bosët dhe njerëzit e tyre, që nuk falin tradhëti, hipokrizi dhe turpërim.

Eshtë ajo e Corleonëve, një epope krejt e sajuar, që vetëm pak frymëzohet nga pesë familjet e New York-ut. Nëse ka penetruar në kulturën amerikane, kjo ka ndodhur sepse tregonte të vërtetën, aq sa ka futur shprehje në gjuhën e përditshme: “Do i bëj një ofertë që nuk do të mundet ta refuzojë”; “Janë gjithnjë më inteligjentët ata që tradhëtojnë”. Asnjë mafioz nuk i kish përdorur ndonjëherë, por edhe djemtë e mirë të Cosa Nostra-s i përshtatën, pasi i kishin dëgjuar në setin ku prodhuesit, Coppola, aktorët dhe mbi të gjitha James Caan, “Santino”, trashëgimtari i dhunshëm, i kishin ftuar për t’u kopjuar tipat dhe lëvizjet. Fjalë si don, omerta, këshilltari, janë bërë të zakonshme.

Por pothuajse 20 miionë dollarët që u shpenzuan për të prodhuar dy filmat e parë, kanë mbajtur shumë në kuptimin e ndikimit kulturor. Pothuajse gjysmë miliardë dollarët e arkëtuar, nëntë Oscarët e dy filmave, përsëritja e sagës që një kanal televiziv amerikan e transmetoi 24 orë pa ndërprerje me versionet e paprerë, nuk kanë dhënë asnjëherë masën njerëzore të efektit Kumbari. “Kur e pashë – thotë Tom Santopietro – që ishte bir i një klase të mesme, arsimuar në shkolla private, kuptova çfarë donte të thoshte gjyshi im, kur më fliste aq shumë për familjen. Nuk kam ëndërruar asnjëherë të imitoj Don Viton, të organizoj trafiqe ilegalë, të pres koka kuajsh për të frikësuar. Por edhe 40 vjet më vonë, kur shoh Marlon Brandonë që i jep Al Pacinos këshillat e fundit para se të vdesë, dhe kur shëtit me të birin mes domateve, kur shoh De Niron të refuzojë bamirësinë e një pakoje ushqime, por që i çon të shoqes një dardhë të bukur, më mbushen sytë me lot. Mendoj sa rrugë kemi bërë, ne italo-amerikanët, dhe sa e tmerrshme ka qenë ajo rrugë për të pranuar trashëgiminë tonë, dhe për t’u bërë ata që jemi sot”. Sot, dy nga nëntë gjykatësit e Gjykatës së Lartë janë italo-amerikanë. Familjet italiane, ato të vërteta, kanë kaluar më shumë se njëqind vite, por janë bërë tërësisht legjitime.

“Sette” – Përgatiti: Bota.al

 



Ju sugjerojmë

Përgjimet që implikuan Jonaid Myzyrin: Ne firmosim si delet, ata marrin lekët
Aktualitet

Përgjimet që implikuan Jonaid Myzyrin: Ne firmosim si delet, ata marrin lekët

18 Korrik, 2025 6:35 pm
Një shqiptare në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie!
Kryesore

Një shqiptare në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie!

18 Korrik, 2025 6:19 pm
Tirana Bank shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” për vitin 2025 nga Euromoney
Aktualitet

Tirana Bank shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” për vitin 2025 nga Euromoney

18 Korrik, 2025 6:08 pm
Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit,tenton të hap..
Bota

Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit,tenton të hap..

18 Korrik, 2025 6:03 pm
Osmani takon Limajn në prag të seancës së re për konstituim të Kuvendit
Rajoni

Osmani takon Limajn në prag të seancës së re për konstituim të Kuvendit

18 Korrik, 2025 5:44 pm
Rama tregon ambicien e qeverisë: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash!
Politikë

Rama tregon ambicien e qeverisë: Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash!

18 Korrik, 2025 5:27 pm
Maqedoni e Veriut, miratohet projektligji për reduktimin e lojërave të fatit
Rajoni

Maqedoni e Veriut, miratohet projektligji për reduktimin e lojërave të fatit

18 Korrik, 2025 5:12 pm
Nga aleanca tek interesi – Kosova si destinacion i investimeve amerikane
Rajoni

Nga aleanca tek interesi – Kosova si destinacion i investimeve amerikane

18 Korrik, 2025 4:49 pm
180 raste në ditë me fraktura në urgjencë, mjekët: Problem aksidentet në rrugë …
Aktualitet

180 raste në ditë me fraktura në urgjencë, mjekët: Problem aksidentet në rrugë …

18 Korrik, 2025 4:34 pm
“Kemi sulme kibernetike çdo ditë”/ Rama kërkon mobilizim: Të ndërtojmë një sistem
Aktualitet

Rama: Angazhohem për ndërtimin e një muzeu me Inteligjencë Artificiale.Në shtator…

18 Korrik, 2025 4:29 pm
Para
Puthje në buzë mes Olta Gixharit dhe Beatrix Ramosajt/ Çani: Bëre mirë që puthe Oltën, nuk je në shijet e mija

Puthje në buzë mes Olta Gixharit dhe Beatrix Ramosajt/ Çani: Bëre mirë që puthe Oltën, nuk je në shijet e mija

Kreu i Antimafias italiane, zbulon arsyen e shtimit të hashashit në Shqipëri

Kreu i antimafias italiane: Droga nga Shqipëria është rritur

Kapet 1 ton kanabis në Vlorë, trafikantët largohen

Kapet 1 ton kanabis në Vlorë, trafikantët largohen
















TE FUNDIT

Përgjimet që implikuan Jonaid Myzyrin: Ne firmosim si delet, ata marrin lekët

Përgjimet që implikuan Jonaid Myzyrin: Ne firmosim si delet, ata marrin lekët
18 Korrik, 2025

“Vajta i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyll… e dua edhe pikë. E dua kështu… firmosim ne, të...

Lexo më shumë

Një shqiptare në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie!

Një shqiptare në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie!
18 Korrik, 2025

Pranvera Kastrati është emëruar në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të...

Lexo më shumë

Tirana Bank shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” për vitin 2025 nga Euromoney

Tirana Bank shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” për vitin 2025 nga Euromoney
18 Korrik, 2025

Tirana Bank është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga Euromoney, një nga institucionet më prestigjioze...

Lexo më shumë

Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit,tenton të hap..

Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit,tenton të hap..
18 Korrik, 2025

Një situatë paniku kanë përjetuar mbrëmjen e djeshme pasagjerët e avionit të kompanisë SkyWest me destinacion Detroit. Sipas mediave ndërkombëtare,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com