Policia e Vau të Dejës ka arrestuar 2 shtetas, pasi kishin kultivuar 351 bimë narkotike, në fshatin Fshati i Ri.
Mësohet se u kapën në flagrancë shtetasit S. U., 45 vjeç, banues në Durrës, dhe Gj. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj.
“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit S. U., 45 vjeç, banues në Durrës, dhe Gj. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj.
Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 351 bimë narkotike, në 2 parcela, në fshatin Fshat i Ri.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Opinion.al