Kronikë

Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 50-vjeçari në Librazhd



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:28 - 08/06/22 |
Opi Nion

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për “Kultivimi i bimëve narktotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. I arrestuari është identifikuar me inicialet Th. K., banues në fshatin Babje të Librazhdit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në një sipërfaqe toke të pyllëzuar në afërsi të banesës së këtij shtetasi, gjetën 61 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë dhe 14 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në vazo plastike, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së 50-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 7.3 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Pas