Kronikë

Kultivonin kanabis, dënohen me burg 2 shqiptarët në Angli



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:04 - 26/07/22 |
Opi Nion

Dy të rinj shqiptarë janë dënuar nga një gjykatë angleze pasi u kapën në një fermë kanabisi.

Mediat angleze bëjnë me dije se shqiptarët e identifikuar si Aurel Hoxha, 31 vjeç dhe Kledvin Palushi, 22 vjeç  ishin futur në Angli duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni.

Një nga gjykatat në Angli vendosi që Hoxha të dënohet me 1 vit e 10 muaj burg, ndërsa Palushi me katër muaj burg për veprën penale “Prodhim të drogës”.

Të rinjtë shqiptarë u gjetën në një fermë në Bradford nga policia britanike pas raportimeve të marra se në këtë zonë kultivohej kanabis. Në këtë vend u gjetën gjithsej 57 bimë kanabisi.

Gjatë kontrollit policor, shqiptarëve iu gjetën telefona celularë, ku në telefonin e Hoxhës gjetën video që tregonin bimë të ndryshme kanabisi.

Ndërsa, në pyetjet që iu bënë në stacionin policor, asnjëri prej tyre nuk dha asnjë përgjigje, por u lexua një deklaratë nga ekipi ligjor i Palushit.

Në deklaratë thuhej se 22-vjeçari ishte futur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar  dhe se ishte dërguar në Bradford direkt nga persona që nga Shqipëria.

Prokurorja Danielle Glimour tha në gjykatë se nga hetimet e bëra rezultoi se Hoxha ishte i përfshirë në operacione të ngjashme fermash kanabisi në të gjithë veriun e Anglisë.

Gjykatësi Coln Burn tha se Palushi kishte një rol minimal në kultivimin e kanabisit dhe dukej se ishte futur në këtë fermë vetëm për të shlyer borxhin që u kishte disa personave.

Ndërsa, për Hoxhën tha se kishte një rol organizativ dhe menaxher në këtë orgaizatë.

Pas