Kronikë

Kultivonin kanabis, arrestohen tre të rinj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:15 - 21/06/20 |
Opi Nion

Tre persona janë arrestuar nga policia pasi kishin mbjellë kanabis në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur ”Kobuz” në Kurvelesh.

Sipas informacioneve, të arrestuarit janë K. Meca 29 vjeç, Sh.Kondi 18 vjeç dhe M.Kondi 24 vjeç, banorë në fshatin Memaliaj dhe në fshatin Salari të Tepelenës.

Kapja dhe arrestimi i tyre në flagrancë u bë e mundur nga Policia Vendore e Gjirokastrës në bashkëpunim me Policinë e Tepelenës.

Referuar të dhënave, bëhet me dije se arrestimi i tre të rinjve u bë gjatë një aksioni blic i ndërmarrë në orët e mëngjesit në veriperëndim të Tepelenës. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër./ Opinion.al

Pas