Policia e Kukësit ka arrestuar tre persona, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.
Policia sqaron se në pranga kanë rënë M. M., 50 vjeç, kryeplak i fshatit Gurë-Kalis, E. M, 24 vjeç, dhe U. M., 38 vjeç person me precedent penal, banues në Gurë-Kalis, Kukës. Dy të tjerët janë djali dhe vëllai i kryeplakut.
Në vendin e quajtur “Kepi i kishës”, këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kishin kultivuar bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies dhe disa fidanë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë inspektori i Pyjeve, shtetasi I. P., për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”./ Opinion.al