Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi akuzohen se kultivonin bimë narkotike.
Policia sqaron se gjatë kontrollit të territorit është konstatuar të kultivuara disa bimë kanabis midis vreshtave në afërsi të një banese në fshatin Mërtiraj të Selenicës.
Ndërkohë, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Sh. Z., 63 vjeç, pronari i tokës dhe kushëririn e tij, shtetasin K. Z., 22 vjeç, si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al