Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia në Fushë-Krujë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Po ashtu, janë proceduar penalisht dhe dy persona të tjerë.
Policia sqaron se në pranga janë vënë pranga shtetasit Xh. B., banues në Shalqet; E. B., banues në Shalqet; Y. H., banues në Halil; Xh. N., banues në Thumanë; B. N., banues në Thumanë dhe V. l., banues në Larushk.
Gjatë kontrollit të territorit, në Njësinë Administrative Thumanë, në fshatrat Shalqet dhe Larushk, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në tokat në pronësi të këtyre shtetasve, kubikë dhe fidanë të dyshuar cananbis satitva.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme”./ Opinion.al