Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kulla në Tiranë/ Bardhi: Qeveria, bashkia dhe trafikantët e drogës janë ortakë mes tyre

2023/08/09 at 1:46 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grupi i Bardhit në Gjykatë, kërkon çregjistrimin e Bashës si kryetar

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës, e cila do të jetë më e larta në Ballkan.


Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se në një periudhë 2 vjeçare, në Shqipëri pastrohen 1.6 miliard euro në sektorin e ndërtimit.  Ai thotë se kjo nuk mund të ndodhë pa dijeninë e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Më tej ai hedh akuza të rënda duke u shprehur se qeveria, bashkia dhe trafikantët e drogës janë ortakë mes tyre.

Sa i takon ndërtimit të kullës në qendër, Bardhi thekson se është e domosdoshme ndërhyrja e drejtësisë për të hetuar procedurat e marrjes së lejes, pronarët reale, si dhe burimet e financimit.

Postimi i Gazment Bardhit

“Qeveri—bashki-trafikantë, koha që SPAK të hetojë lejet për kullat dhe resortet!

Ka një llogari të institucioneve të specializuara se në një periudhë 2 vjeçare, në Shqipëri pastrohen 1.6 miliard euro në sektorin e ndërtimit.

A mund të ndodhë kjo pa dijeninë e 2 njerëzve që japin lejet kryesore të ndërtimit, Edi Ramës dhe Erion Veliajt? Përgjigja është: Jo, kurrë! Kushdo që orienton debatin, duke anashkaluar këtë fakt, i shërben parasë së pistë.

Këtë qendrim kemi mbajtur si grup parlamentar, edhe në korrik, kur u diskutua nisma e koleges Jorida Tabakut për të përmirësuar ligjin kundër pastrimit të parave. Nuk ka asnjë dyshim, se ata që janë ortakë në pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit, nuk mund të pranojnë veprimin e ligjit kundër tyre. Prandaj, jemi sot vendi ku qeveria, bashkia, të korruptuarit dhe trafikantët e drogës janë ortakë mes tyre me leje ndërtimi dhe pastrimi parash.

Si një nga deputetët që kam ngritur vazhdimisht zërin dhe kam sjellë fakte për denoncimin e përfshirjes së qeverisë dhe bashkisë në biznesin e pastrimit të parave përmes kullave shumëkatëshe ripërsëris thirrjen për SPAK-un që të tregojë se është më i fuqishëm se korrupsioni politik dhe se krimi i organizuar.

2 vjet më parë, SPAK-u hapi një hetim, pasi në përgjimet e Antimafias italiane u zbulua se lejet e ndërtimit në Tiranë jo vetëm blihen me para të pista, por ndërtimi i kullave, me firmën e Ramës dhe Veliajt, shërben për pastrimin e parave të krimit të organizuar.

Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dinë çfarë po bëhet me këtë hetim. Heshtja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe e SPAK-ut nuk i shërben interesit publik.

Nisja për ndërtimin e kullës më të lartë në Ballkan në qendër të Tiranës, duke zaptuar një tjetër hapësirë të gjelbër, ka bërë të domosdoshëm ndërhyrjen e drejtësisë për të hetuar procedurat e marrjes së lejes, pronarët reale, si dhe burimet e financimit. Dhe jo vetëm për këtë rast. Duhet hetuar çdo leje e ngjashme në Tiranë dhe në Bregdetin e Shqipërisë, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë veshur kostumin e investitorit strategjik”-shkruan Bardhi./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë
Kronikë

Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë

13 Shtator, 2025 2:12 pm
Izraeli bombardon një vendstrehim në Gaza, konfirmohen 28 viktima, mes tyre 5 fëmijë
Bota

Izraeli bombardon dy shkolla që strehonin civilë në Gaza

13 Shtator, 2025 2:05 pm
Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…
Aktualitet

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…

13 Shtator, 2025 1:45 pm
E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
Te Fundit

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

13 Shtator, 2025 1:14 pm
“Perandoria” 100 milionë dollarëshe që la pas Charlie Kirk
Bota

“Perandoria” 100 milionë dollarëshe që la pas Charlie Kirk

13 Shtator, 2025 1:11 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I shkeli këmbën punonjëses së policisë me makinë, arrestohet 42-vjeçari

13 Shtator, 2025 12:37 pm
Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët

13 Shtator, 2025 11:33 am
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Rajoni

Reagime të ashpra pas pezullimit të dialogut strategjik SHBA-Kosovë

13 Shtator, 2025 11:01 am
Zjarr në garazhdin e një pallati te “Komuna e Parisit”, nis evakuimi i banorëve
Kronikë

Merr flakë gjatë natës një banesë në Shkodër, shkak është bërë…

13 Shtator, 2025 10:43 am
BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
Rajoni

BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

13 Shtator, 2025 10:32 am
Para
Parcela me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, lirohen nga detyra 4 ushtarakë

Parcela me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, lirohen nga detyra 4 ushtarakë

Tërheqja e policëve të Kosovës në veri, Kurti: Po zbatojmë marrëveshjen e Bratisllavës

Kosova ndan rreth 255.000 euro për tekstet shkollore për Luginën e Preshevës

1991/”Iu dhanë me vete një panine, ujë, dhe…”, Fevziu kujton eksodin e shqiptarëve

1991/"Iu dhanë me vete një panine, ujë, dhe...", Fevziu kujton eksodin e shqiptarëve
















TE FUNDIT

Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë

Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë
13 Shtator, 2025

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, babë e bir, banues në fshatin Mifol, pasi u gjeti në shtëpi armë...

Lexo më shumë

Izraeli bombardon dy shkolla që strehonin civilë në Gaza

Izraeli bombardon një vendstrehim në Gaza, konfirmohen 28 viktima, mes tyre 5 fëmijë
13 Shtator, 2025

Dy shkolla të drejtuara nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), të cilat shërbenin si strehë për civilët, janë...

Lexo më shumë

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…
13 Shtator, 2025

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave të zaptuara publike në rang vendi. Kryeministri Edi Rama ka ndarë videon e radhës...

Lexo më shumë

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
13 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Para kosovarëve shumë popuj kanë patur fatkeqësinë të drejtohen nga një njeri i papërshtatshëm. Ka qëlluar që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com