-U tha në Opinion

Kulla: 3 deputetë të PS-së kanë votuar kundër zgjedhjes së Begajt si president


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:13 - 06/06/22 |
Opi Nion

I ftuar në emisionin ‘’Opinion’’, këtë mbrëmje analisti Ilir Kulla ka folur edhe për procesin e votimit të Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj.

Kulla u shpreh se kanë votuar pro presidentit, 2 deputetë të PDIU-së, 1 deputet/e e LSI-së ka abstenuar, ndërsa 2 deputetët e tjerë të LSI-së kanë votuar pro.

Sipas tij, 3 deputetë të PS-së kanë votuar kundër zgjedhjes së Bajram Begajt si president i ri i vendit.

Blendi Fevziu: Kush votoi nga opozita pro presidentit?

Ilir Kulla: Unë kam informacion se kanë votuar 2 deputetët e PDIU-së dhe 1 deputet i LSI-së ose deputete nuk e di mirë, ka abstenuar dhe 2 deputetët kanë votuar pro dhe 3 vota janë kundër.

Blendi Fevziu: 3 votat kundër janë të PS-së?

Ilir Kulla: Po.

Blendi Fevziu: Të PS-së, vota kundër?

Ilir Kulla: Ky është informacioni që kam unë.

Pas