Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kulla 25 kate në qendër të Tiranës, PD denoncon kush fshihet pas saj

2020/05/30 at 2:42 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kulla 25 kate në qendër të Tiranës, PD denoncon kush fshihet pas saj

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se po betonizojnë Tiranën me projekte pastrimi parash. Në një deklaratë të përbashkët pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, kanë denoncuar ndërtimin e një kulle 25 kateshe në qendër të kryeqytetit. Ata paraqitën dokumenta që sipas tyre tregojnë se leja për këtë kullë është dhënë nga kryebashkiaku Veliaj, në kundërshtim me premtimet e tij elektorale dhe se është projektuar nga Uini Mas të cilin ata e cilësojnë si klient të kryeministrit Rama.


“Ndodhemi në qendër të Tiranës, aty ku dikur ishte hotel Vjosa. Tani është një hapësirë boshe, por shumë shpejt, këtu do të ngrihet një nga përbindëshat e betonit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Bashkia e Tiranës e spastroi zonën nga ndërtesat historike, kur e gjithë  vëmendja e publikut ishte përqendruar tek një shkatërrim tjetër, ai i Teatrit Kombëtar.   Gjithçka është vënë në dispozicion të kullës së re 25 katëshe, e projektuar nga arkitekti klient i Edi Ramës, Uini Mas, i cili ka deklaruar publikisht se punon me 3 njerëz në Shqipëri: Edi Ramën, Erion Veliajn dhe Vangjush Dakon.

Ja dokumenti që tregon se është pikërisht Edi Rama, ai që i ka hapur rrugën këtij ndërtimi me këtë vendim. Me firmën e tij dhe me atë të kryebetonierit të Tiranës Erion Veliaj, kulla 25 katëshe, 85 metra e lartë, është më e reja që do të rrethojë përfundimisht sheshin Skënderbej.

Kjo është kulla e katërt në ndërtim në anë të Sheshit Skënderbej, i cili do të betonizohet nga të gjitha anët. Nuk ka asnjë dyshim se janë të gjitha pastrim parash të krimit ose të korrupsionit.

2 Kompanitë që kanë lejen për të ndërtuar kullën 25 katëshe nuk kanë para të mjaftueshme. Gjendja e tyre financiare nuk i lejon të mbarojnë një kat të një ndërtese të tillë, jo më të mbarojnë të gjithën kullën.

Eshtë fare e qartë se rrethimi i sheshit Skenderbej me kulla është një projekt mafioz, që i shërben pastrimit të parave të pista me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Ata e kanë shndërruar Tiranën në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Ballkan.

Erion Veliaj erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës me premtimin për të mos dhënë asnjë leje ndërtimi. Por 5 vjet më pas, qendra e Tiranës ka 4 përbindsha betoni, Tirana ka qindra të tilla, ndërsa lulishte të re për fëmijët dhe banorët e tjerë të qytetit ka zero.

Shumë shpejt Edi Rama do të përballet me qytetarët dhe do të japë llogari për shkatërrimin dhe betonizimin e Tiranës, për vjedhjen e pronave private dhe publike, mbylljen e mijëra bizneseve dhe krizën ekonomike, papunësinë dhe varfërinë ku e ka zhytur Tiranën dhe mbarë Shqipërinë”, tha Alibeaj.

Ndërkohë që zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa publikoi të tjera dokumente lidhur me kompaninë që do ndërtojë këtë godinë gjigande përbri Teatrit të Operas dhe Baletit. Ajo deklaroi se kompania në fjalë nuk ka buxhetin e mjaftueshëm për të ndërtuar këtë goidnë. Gjithashtu ajo shtoi se administratorja e kësaj kompanie është pronare e një kompanie tjtër që është nën hetim nga prokuroria sepse ka lidhje me Edmond Begon. Ky i fundit sipas Operacionit Forca e Ligjit, ka qenë i dënuar në Itali me 11 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge, heroinë dhe kokainë.

“Kjo kullë mbrapa nesh është një kullë që do të zërë një sipërfaqe prej 38258 m2 të tokës që Bashkia Tiranë i ka marrë ish hotel Vjosës dhe pronës publike të bashkisë Tiranë. Kjo kullë do të jetë 25 kate, 5 kate nëntokësore dhe 85 metra e lartë.

Erion Veliaj ka dalë para qytetarëve për të thënë se hotel Vjosa po prishet sepse këtu do të ndërtohet një stacion urbanësh modern. Siç mund ta shikoni këtu nuk kemi asnjë stacion modern urbanësh por përkundrazi kemi themelet e një kulle që po ngrihet në shërbim të atyre që janë paratë e drogës dhe paratë e pista. Pse e them këtë?! Lejen e ndërtimit që tregoi Enkelejdi e ka fituar një kompani e cila quhet “Ana. sh.p.k “, kjo kompani ka administratore zonjën Mirela Zaraliu. Kjo zonjë për të gjithë ata që nuk e njohin ka qenë administratore dhe pronare e një firme tjetër “Romario sh.p.k”. “Romario sh.p.k” është në hetim nga prokuroria shqiptare sepse rezulton një firmë e Edmond Begos. Edmond Bego është i njohur nga ju për aferat e zgjerimit të Lanës, për privatizimin e tokave publike, për lëvizjen me Taulant Ballën dhe për tenderat e mëdhenj publikë që ka fituar në mënyrën se si ata dijnë ti fitojnë, pa garë dhe me çmimet më të larta.

Mirala Zeraliu është administratorja dhe pronarja e “Ana sh.p.k” e cila rezulton se është një kompani që nuk ka më shumë se 100 mijë euro fitime në ato që deklaronte vetë në Drejtorinë e Tatimeve për dy vitet e fundit. Atëherë kjo kullë këtu mbrapa nesh me sipërfaqen që ka dhe me atë që përfaqëson shkon diku tek 20 milionë euro për tu ndërtuar dhe më pas me një transaksion shitje kjo kullë i shkon vlera diku tek 60 milionë euro.

Prokuroria shqiptare ka për detyrë të hetojë Erion Veliajn si një lavatriçe e pastrimit të parave të pista, të hetojë lidhjet e tij me Edmond Begon dhe të hetojë se çfarë fshihet pas kësaj kulle që po ndërtohet në mes të qendrës”, thekson Zhupa. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave
Bota

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

14 Dhjetor, 2025 11:02 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

14 Dhjetor, 2025 9:39 pm
“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
Aktualitet

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

14 Dhjetor, 2025 7:39 pm
BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
Aktualitet

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

14 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve
Bota

Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve

14 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet
Politikë

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet

14 Dhjetor, 2025 6:24 pm
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup
Bota

Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup

14 Dhjetor, 2025 5:21 pm
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë
Rajoni

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë

14 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
Bota

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

14 Dhjetor, 2025 3:14 pm
Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
Sport

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

14 Dhjetor, 2025 3:13 pm
Para
Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 55-vjeçari

Gjendet trupi i 35-vjeçarit që u mbyt në lumin Buna

Mustafa: Qeveria e re duhet të arrijë marrëveshjen e njohjes me Serbinë

Mustafa: Qeveria e re duhet të arrijë marrëveshjen e njohjes me Serbinë

Samiti i G-7 / Merkel refuzon ftesën e Trump

Samiti i G-7 / Merkel refuzon ftesën e Trump
















TE FUNDIT

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave
14 Dhjetor, 2025

Bilanci i viktimave nga sulmi me armë zjarri në plazhin Bondi në Sidney të Australisë ka shkuar në 16. Siç...

Lexo më shumë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
14 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën e Paskuqanit, në Tiranë, ku një punëtor ka humbur...

Lexo më shumë

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
14 Dhjetor, 2025

Përgjigja e Edi Ramës nuk ka vonuar ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila reagoi pasi kryeministri tha në podcastin...

Lexo më shumë

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
14 Dhjetor, 2025

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar me një njoftim zyrtar sa i përket deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Edi Rama...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com