Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kulisat/Si ja rrëzoi Tahiri qeverinë Ramës

2017/03/12 at 3:30 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kulisat/Si ja rrëzoi Tahiri qeverinë Ramës

Nga Blendi Fevziu


Kryeministri Rama ka qenë i detyruar të ndërrojë sot jo një ministër, por plot 4, thuajse 25 % të qeverisë së tij. Nuk ka qenë një ndërrim për të përmirësuar punën e qeverisë; as për të ndihmuar më shumë partinë në fushatën e zgjedhjeve siç po tenton të shitet. Ka qenë një ndryshim jo i Ramës, por i imponuar nga Saimir Tahiri, Ministri i brendshëm ende në detyrë që dje ka luajtur një lojë të fortë.

Mbrëmjen e së premtes, Rama kishte vendosur të largonte nga detyra Tahirin. Deri të premten në mëngjes, Tahiri konsiderohej si një nga ministrat më të afërt të Ramës dhe më i vlerësuari publikisht nga vetë Rama. Por të premten Rama ka vendosur ta zëvendësoj. Shkqet nuk dihet dhe këtu mbetemi vetëm në aspektin e hipotezave. Por një burim i besuar deklaron që zëvendësimi i Tahirit, përveçse nga Meta ishte kërkuar edhe nga persona të tjerë me influencë që me gjasë e shinin atë si një pengesë në rrugën e tyre. Midis këtyre që kishin kërkuar largimin e Tahirit, numërohen edhe persona me shumë akuza për lidhje me krimin.

Tahirit i është kërkuar largimi përmes dorëheqjes. Sipas të gjitha gjasave Tahiri nuk e ka refuzuar këtë vullnet të Ramës. Por natën midis të premtes dhe të shtunës me gjasë Tahirit i kanë mbërritur informacione se si është kërkuar largimi i tij. Nën trysninë e tyre, ose i nervozuar për to, Tahiri ka refuzuar të japë dorëheqjen dhe i ka kërkuar Ramës ta shkarkojë. Në ambientet politike flitet për një diskutim të tensionuar mes tyre në fund të së cilit, Tahiri është larguar pa rënë dakort me Ramën. Në këtë rrethanë, duke mos dashur ta shkarkojë Tahirin në kushtet e protestës së opozitës, Rama ka vendosur të bëjë një zëvendësim të thuajse 25 % të qeverisë. Tahirit i është bashkuar edhe Ilir Beqja, shumë herë i akuzuar nga qeveria, bashkë me Blendi Klosin dhe Blendi Çuçin. Pra Beqja, Çuçi dhe Klosi u bënë kontorno për Tahirin.

Largimi i tyre nga qeveria për të drejtuar qarqet nuk qëndron. Në qeveri vijon të qëndrojë Gjiknuri, Bushati apo Ahmetaj që po ashtu drejtojnë qarqe. Madje disa prej tyre qarqe më të rëndësishëm se sa Kukësi i Beqes, Gjirokastra e Çuçit apo Berati i Klosit.

Largimi se për ta kishte akuza mund të qëndrojë për Beqen, por nuk qëndron edhe aq për Çuçin dhe Klosin. Nëse do ishte për akuza, veç Beqes, Gjiknuri dhe Nikolli do qëndronin në krye të listës.

Po ashtu nuk mund të thuhet se janë larguar si pasojë e raporteve me kryeministrin sepse së paku Beqja ka marrëdhënie shumë të mira me të.

Ka një teori që ministrat e zgjedhur janë ata që kanë qenë kundërshtarë të Veliajt dhe kontestues të punës së tij, por edhe kjo duket e vështirë për t’u besuar. Më shumë ngjan një përkim i rastësishëm se sa një strategji për t’i hapur rrugën Veliajt. Sepse çështja e trashëgimisë së PS nuk shtohet ende si çështje. Pra nuk ka aktualitet. Dhe as Veliaj, në postin që ka nuk ndihet i kërcënuar nga askush. Dhe as është pjesë e axhendës zgjedhore.

Me gjasë, Tahiri ka marrë me vete ata ministra që janë më të urtët dhe që i hapin më pak probleme Ramës pas largimit nga detyra. Ose ata ministra që edhe në rast fitoreje të zgjedhjeve nuk do jenë më pjesë e qeverisë. Ata janë përdorur si shkarpa në zjarrin ku duhej të digjej Tahiri, duke lënë vendet bosh për ca ministra të tjerë. Ministra që besohet se do qëndrojnë ende 6 muaj në detyrë. 6 muaj të mjaftueshëm që duke përfituar nga posti i Ministrit të krijojnë një profil politik që t’i mundësojë të vijojnë më tej në linjën e parë të partisë.

Tahiri po ikën nga qeveria ndryshe nga sa besonin shumë vetë. Po ikën si tërmet, duke marrë me vete edhe një pjesë të qeverisë dhe duke e vënë për herë të parë seriozisht në vështirësi Kryeministrin e tij.

Blendi Fevziu

Etiketa: Blendi Cuciblendi Klosiilir beqjaqeveria Ramaramatahiri


Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
Video/ Historia prekëse: E bija i kërkon ndihmë babait për djalin e saj

Video/ Historia prekëse: E bija i kërkon ndihmë babait për djalin e saj

Shisnin makina të vjedhura jashtë Shqipërisë, shpallen në kërkim 5 persona

Shisnin makina të vjedhura jashtë Shqipërisë, shpallen në kërkim 5 persona

“UEFA vonon por nuk harron”/ Dënohet arbitri turk që ndëshkoi edhe kombëtaren shqiptare

“UEFA vonon por nuk harron”/ Dënohet arbitri turk që ndëshkoi edhe kombëtaren shqiptare
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}