Kukësi nuk arriti të përfitojë nga ndalesa e Partizanit me Laçin, duke barazuar 0-0 me Teutën. Kështu që pak javë nga mbyllja e kampionatit, diferenca me “demat” mbetet 10 pikë.
Nga ana tjetër, edhe në ndeshjen për mbijetesë në Superligë, Luftëtari-Tirana nuk pati fitues, duke u ndarë me një barazim 1-1. Ky rezultat favorizon Kastriotin, i cili është në zonën e rënies në Kategorinë e Parë, por vetëm 3 pikë larg Tiranës dhe 5 pikë nga Luftëtari./Opinion.al