Kukësi është fituesi i Kupës së Shqipërisë për edicionin 2018-2019. Skuadra verilindore mposhti 2-1 në finale Tiranën, që mbylli kështu duarbosh një sezon ku vetëm javën e fundit të kampionatit siguroi matematikisht qëndrimin në Kategorinë Superiore.
Kukësi kaloi në avantazh me Vasil Shkurtajn që në minutën e katërt dhe dominimi i Kukësit vijoi gjatë gjithë pjesës së parë.
Tirana ndryshoi në pjesën e dytë dhe gjeti golin me Ngoo, por Kukësi riktheu epërsinë me Reginaldon, duke arritur të fitojë trofeun e dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar./ Opinion.al