Shpallja kampion e Kukësit në një ndeshje mjaft të polemizuar kundër Skënderbeut, ku arbitri Enea Jorgji u bë protagonist me vendimet e tij, solli një reagim mjaft të ashpër të opinionit sportiv në Shqipëri.
Përveç reagimeve të shumta në rrjetet sociale, kishte dhe nga ata që kaluan në vepra konkrete. Ultrasit e Partizanit “dhunuan” hyrjen e zyrave të Federatës duke shkarravitur muret me mbishkrimin “FSHF MAFIA”.