Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Kukës. Mësohet se një 45 vjeçar, banues në fshatin Nangë është sulmuar nga një ari teksa ishte duke kullotur bagëtitë.
Ngjarja ka ndodhur në malin e malin e Gjallicës në vendin quajtur Sasat. Nga sulmi i ariut, Ekram Onuzi ka marrë plagë në kokë, këmbë dhe shpatull.
Ndërkohë, për t’i ardhur në ndihmë të plagosurit është nisur nga Tirana një helikopter.
Njoftimi i policisë
Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallices, shtetasi E.O., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagetitë është sulmuar nga një Ari, duke i shkaktuar plagë në kokë, shpatullë dhe në kembë.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Nga Tirana është nisur dhe helikopteri në ndihmë, për shkak të terrenit të vështirë malor./ Opinion.al E.Xh.