Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kukës.
Mësohet se një 19-vjeçar është mbytur, teksa po lahej në rezervuar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Novosej.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Kukës/ informacion paraprak.
Në fshatin Novosej, në rezervuar, dyshohet se është mbytur duke u larë shtetasi S.B., rreth 19 vjeç.
Menjëherë në vendin ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor./ Opinion.al