Kronikë

Kukës/I kërkuar për plagosje, arrestohet 53-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:13 - 17/10/20 |
el ida

Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje ka rënë në prangat e policisë në Kukës.

Sikurse bëhet me dije nga burimet zyrtare, 53-vjeçari me inicialet N .K në muajin Prill të këtij viti kishte plagosur me armë zjarri një shtetas për motive të dobëta.

“Forçat e posaçme “Shqiponjat” në DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat i punës së mirëorganizuar dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në rrugën e tregut Kukës, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit N.K., 53 vjeç, banues në Kukës, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Ky shtetas, më datë 18.04.2020, në aksin rrugor Krumë-Kukës, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin D.V., 54 vjeç, banues në Kukës”, njoftoi policia./Opinion.al

 

Pas