Eduard Kukan, deputeti i Parlamentit Evropian, ka uruar me anë të një mesazhi Ilir Metën për mandatin e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Kukan shprehet se Shqipëria bëri zgjedhjen e duhur duke i besuar Metës postin e Presidentit.
Mesazhi i Kukan:
Më lejoni t’ju përgëzoj sinqerisht për zgjedhjen tuaj në postin e Presidentit të Shqipërisë. Nuk kam asnjë dyshim se me kete zgjedhje Shqipëria beri zgjedhjen më të mirë. Unë jam i sigurt se Ju do të përdorni përvojën tuaj të madhe dhe mençurinë politike për të udhëhequr popullin tuaj drejt te ardhmes evropiane që ai meriton.