Te Fundit

Kukan akuza mazhorancës: Përdorët fondet e shtetit për fushatë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:34 - 15/09/15 |
b.f

BRUKSEL – Eurodeputetët folën me tone të ashpra gjatë diskutimeve për zgjedhjet lokalë në Shqipëri në Komisionin e Jashtëm të PE-së. Eduard Kukan tha, se bazuar në raportin e OSBE/ODHIR, zgjedhjet lokale në Shqipëri nuk mund të cilësohen si të lira dhe të ndershme. “Ka patur shumë parregullsi në zgjedhjet lokale”, u shpreh deputeti Kristian Demokrat, Kukan. Sipas tij, ka parregullsi  politike dhe tektnike.

Një pjesë nga fjalimi i Kukan në Komisionin e Jashtëm të PE

Ka pasur probleme me udhëzimet, afatet dhe administrimin e proçesit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Interpretimi i ligjit nga KQZ-ja dhe vendimet e saj jokonsinstente kanë shkaktuar gjithashtu probleme. Nga ana tjetër, parregullsitë politike kanë qenë të shumta, duke filluar me politizimin e institucioneve, që cënuan administrimin e  zgjedhjeve, përdorimin e fondeve publike për fushatën zgjedhore,  akuzat për shitblerje votash, mungesa e tarnsprencës për financimin e politike dhe mungesa e paanshmërisë së mediave për zgjedhjet. Secila nga këto shoqërohet me shembuj të shumtë. Këto janë probleme shumë qerioze dhe duhet të merret një përgjegjësi e qartë politike për to. Bazuar në gjita këto mua më është krijuar përshtypja, se këto zgjedhje nuk mund të cilësohen si të lira dhe të ndershme.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas