Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kujt duan t’i mbyllin gojën?

2016/04/29 at 7:14 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Kujt duan t’i mbyllin gojën?

Nga Blendi Fevziu


“Në emër të Ministres Gjermeni kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Territorit, për prezantimin e projektit “kompleksi i ri i stadiumit Kombëtar” sipas kërkesës për miratim nga “Qendra sportive kuq e zi” sha dhe shoqëria “Alb – Star” shpk.

Ju mirëpresim ditën e premte, më 29 prill 2016, ora 14:00 pranë sallës Classic, Tirana International Hotel, Sheshi Skënderbej”

Kjo ftesë nominative, mbërriti dje në celularët dhe emailet e disa prej gazetarëve të njohur në vend, duke shënuar një lloj risie në mënyrën e prezantimit të një projekti si ky. Ftesa dukej se kishte parasysh një transparencë më të madhe të asaj që po ndodh, por në orën 14:00 ajo prodhoi më shumë kaos dhe më shumë paqartësi. Dhe padyshim, një model të pashembullt sjellje ndaj çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë. Gazetarët e ftuar u penguan të hyjnë në sallë nga rojet e sigurisë, ndërkohë që ftesat e ardhura në emër të Qeverisë dhe në adresën e tyre personale nuk patën asnjë vlerë. Po përse ndodh kjo dhe cili është kuptimi i një gjesti të tillë që minimalisht është i papërgjegjshëm dhe maksimalisht është një arrogancë e pashembullt dhe e panevojshme?

E para është krejtësisht normale që për një projekt të tillë madhor të ketë diskutime, debate, kundërshti e madje edhe protesta publike. Çdo projekt i madh, kudo në botë, është shoqëruar me evente të tilla. Deri këtu nuk ka asnjë gjë të çuditshme. Në fund, ajo që vendos është Qeveria e Bashkia dhe kundërshtarët e projektit, me apo pa të drejtë, kanë në dorë vetëm fjalën. Këtë as mund t’ju ndalojë dhe as mund t’ju diktojë askush.

E dyta është krejtësisht normale që qytetarë të interesuar, përfaqësues të mediave apo shoqërisë civile të marrin pjesë, jo vetëm si dëgjues, por edhe si debatues në një Mbledhje të tillë. Mjafton që etika të ruhet dhe debati të mbetet brenda caqeve të opinioneve të gjithsecilit. Me këtë logjikë ata ishin ftuar sot dhe kishin të drejtën e tyre të dëgjonin drejtëpërdrejtë atë që diskutohej aty!

E treta, opinionet janë gjithnjë të diskutueshme. Pra nëse ka të drejtë studio projektuese dhe qeveria që e mbështet atë, apo kanë të drejtë ata që e kontestojnë projektin kjo nuk është një gjë që zgjidhet në një mbledhje. Por opinonet e diskutueshmë janë të ndryshme nga zbatimi i ligjit apo shkelja e tij. Në këtë kontekst, ruajtja e fasadës së Stadiumit, pjesë e ansamblit muzeal, është detyrim ligjor. Cdo cënim i saj është shkelje e ligjit dhe dënohet si e tillë. Për këtë, edhe Prokuroria duhet të veprojë. Studio arkitektonike duhet të reflektojë këtë detyrim ligjor ose të përgjigjet para ligjit njësoj si ata që do ta autorizojnë këtë.

E fundit përse një Qeveri ka frikë nga pak veta që tentojnë të kenë një zë kundër?! I drejtë apo jo ai është opinioni i tyre dhe dhunimi i tij, është dhunim ndaj fjalës së lirë, është dhunim ndaj të drejtës për informim. Dhe kur kjo bëhet në emër të votave është as më shumë dhe as më pak, dhunim i demokracisë dhe keqkuptim i madh i saj!

Blendi Fevziu



Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

8 Dhjetor, 2025 10:20 am
Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
Life Style

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

8 Dhjetor, 2025 10:01 am
Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
Bota

Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

8 Dhjetor, 2025 9:42 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

8 Dhjetor, 2025 9:26 am
8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:40 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:39 am
Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Para
Foto/ Në këtë qytet nxënësit shkojnë në shkollë vetëm me biçikleta

Foto/ Në këtë qytet nxënësit shkojnë në shkollë vetëm me biçikleta

Ranieri: Kështu do të jetë tabela në sezonin e ardhshëm të Premierligës

Ranieri: Kështu do të jetë tabela në sezonin e ardhshëm të Premierligës

Kathimerini: ‘Kurthi i përsosur i borxhit të Greqisë’

Kathimerini: ‘Kurthi i përsosur i borxhit të Greqisë’

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
8 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë në pjesën e kokës. I...

Lexo më shumë

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
8 Dhjetor, 2025

Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump ka bërë në rrjete sociale tre libra që po lexon që kanë të bëjnë për Shqipërinë dhe...

Lexo më shumë

Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
8 Dhjetor, 2025

Donald Trump ka thënë se Volodymyr Zelensky “nuk është gati” të nënshkruajë një propozim paqeje të hartuar nga SHBA-të që...

Lexo më shumë

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
8 Dhjetor, 2025

Në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar sakrificën dhe guximin e të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com