Studiuesit thonë se sfungjeri që përdorim për të larë trupin, përveç funksionit pastrues mund të ketë edhe efekte të dëmshme. Ai bëhet burim i shtimit të baktereve, veçanërisht nëse pas përdorimit të parë, ku ka mbledhur gjithë qelizat e vdekura të trupit, lihet në banjë për t’u tharë.
“Sfungjerët janë të mirë në fillim, vetëm gjatë përdorimit të parë, por shpejt duhet të zëvendësohen nëse dëshironi të ruani pastërtinë dhe shëndetin e lëkurës”, thotë Esther Angert, shefe në departamentin e mikrobiologjisë, në Universitetin “Cornell”.