Të gjithë ata që nesër do të udhëtojnë drejt Italisë duhet të kenë kujdes!
Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar njofton se në të martën (21 maj), për shkak të një greve që pritet të jetë 24 orëshe, do të ketë anulime dhe vonesa të fluturimeve.
Vonesat dhe anulimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.
“Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit”, thekson Autoriteti i Aviacionit Civil. / Opinion.al