Policia e Korçës ka njoftuar sekuestrimin e 30 700 kartëmonedhave euro false në kuadër të operacionit “Dorëzimi”. Në pranga është vënë 28-vjeçari Gentian Oshafi. Eurot false u gjetën në një makinë tip Fiat, pranë fshatit Lozhan. Dyshohet se paratë do të shërbenin si parapagesë për blerjen e një sasie lënde narkotike.