Kryeministri italian, Giuseppe Conti, iu përgjigj sekretarit amerikan për Mbrojtjen, Mark Esper, i cili e këshilloi Italinë që të bëntë kujdes me ndihmat e marra nga Kina dhe Rusia.
“Italia nuk e ndryshon politikën e saj dhe vendet aleate e dinin për ndihmat ruse. Çdo dhurim i bërë nga jashtë është menaxhuar me transparencë të plotë”, u shpreh Conti.
“Linja jonë e politikës së jashtme nuk ka ndryshuar nga ajo e djeshmja”, shtoi Conte.
Më herët, Esper deklaroi se Kina dhe Rusia nëpërmjet kësaj lëvizjeje, po i shërbenin më shumë interesave të tyre sesa zgjidhjes se problemeve në Italinë e dërrmuar nga koronavirusi./Opinion.al