Kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk i kërseu lëvdatat për kreun e bashkisë, Erion Veliaj të cilin e kishte përkrah gjatë një inaugurimi rruge në Zall-Herr të Tiranës, por sa kaq nuk e la pa thumbuar. Ai solli shembullin e një banori të zonës që i kishte treguar kufirin mes Tiranës dhe Kamzës së Xhelal Mziut dhe i bëri apel Veliaj të ndalë gjuhën e ndasisë pasi shqiptarët nuk janë kaq modern sa ai.
Meta: Dikush më tha aty kur hymë tek ura se këtu ndahemi me Xhelal Mziun, ngaqë është Bashkia e Kamzës. Edhe unë nuk e prisja kurrë këtë ide që po ndahemi. Këtu bashkohemi se prandaj është ura, i thashë. Për të bashkuar. Të gjithë për Bashkinë jemi, nuk ka asnjë për përçarje. Por ka shumë rëndësi edhe sesi flasim sepse shqiptarët nuk janë edhe kaq modern, trendi si Lali Eri, janë pak tradicional. Kemi një fjalë ne që jemi si malësor nga veriu apo jugu: “Fjala vret më shumë se plumbi”. /Opinion.al