E diela e fundit e marsit do të sjellë edhe ndryshimin e orës për vendet e Europës.
Diskutimet për ndryshimin e orës në Parlamentin europian kanë sjellë debate të shumta, por arritën në një marrëveshje.
Parlamenti Europian votoi javën e shkuar për të mos hequr ende ndërrimin e orës, por shumica vendosi që të kryhet më parë një hetim mbi efektet që ndryshimi apo mos ndryshimi i orës do të sillte.
Për këtë arsye, eurodeputetët, me 384 vota pro dhe 153 kundër, kërkuan një studim shkencor përfundimtar përpara se të merret masa e heqjes së ndryshimi.