Nuhatja është një nga shqisat kryesore dhe nëse dëmtohet ajo mund të krijojë probleme në shëndet.
Nuhatja është një nga shqisat kryesore dhe nëse dëmtohet ajo mund të krijojë probleme në shëndet. Receptorët që gjenden në hundë dërgojnë sinjale tek receptorët nervorë të trurit dhe lidhen me emocionet dhe kujtesën prandaj aroma të caktuara na sjellin emocione ose situata të përjetuara më parë.
Një studim i ri ka hedhur tezën se ilaçet dhe antibiotikët e ndryshëm i dëmtojnë receptorët e nuhatjes. Kryesisht dëmet më të mëdha mund të vijnë nga antidepresantët, antibiotikët dhe ilaçet e zemrës.