Kronikë

Kufoma e gjetur në Kolonjë, policia: Në kafkë u konstatua vrimë tejshpuese



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:28 - 13/06/22 |
Opi Nion

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me trupin e dekompozuar të gjetur dy ditë më parë në malin e Gramozit, në vendin e quajtur “Hau i Kreshovës”. Trupi i pajetë dyshohet se i përket Sherif Mukajt, i cili është denoncuar i zhdukur më 10 Nëntor 2021. Kjo për shkak se pranë trupit të dekompozuar u gjet çelësi i shtëpisë së tij dhe një celular Nokia i vjetër.

Ndërkohë policia njofton se nga kqyrja e viktimës në pjesën e kafkës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. “Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e viktimës, nga këqyrja e skeletit, në pjesën e kafkës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit. Nga kontrolli i ushtruar në vendngjarje, nuk është gjetur gëzhojë apo predhë arme zjarri. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan një xhup, brenda të cilit kishte një aparat celular”-njofton policia.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, mbetjet kockore do të dërgohen në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve përkatëse./Opinion.al

 

Pas