Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kufiri shqiptaro grek “në shënjestër” të trafikantëve të drogës

2021/02/21 at 8:16 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kufiri shqiptaro grek “në shënjestër” të trafikantëve të drogës

Shqipëria dhe Bashkimi Europian prej gati një viti po zbatojnë një marrëveshje në kufirin shqiptaro grek për patrullimin e përbashkët dhe goditjen e formave të krimit.


Viti 2020 megjithë periudhën e pandemisë së koronavirusit shënoi një rritje të hyrjes nga greqia të të huajve të parregullt nga vendet e treta, por edhe vijimin e transportimit të lëndëve narkotike nga Shqiëpria drejt vendit fqinj.

Ministri i Brendshëm shqiptar Bledi Çuçi dhe Komisionerja e Bashkimit Europian për Punët e Brendshme Ylva Johanson kanë vlerësuar në pikën e Kakavijës në kufi me Greqinë punën e trupave të përbashkëta policore shqiptare dhe të FRONTEX.

“Shqipëria është i vetmi vend i rajonit që pavarësisht se nuk është një vend i Bashkimit Europian ka një program të përbashkët me FRONTEX në fushën e sigurisë në kufi”, tha Ministri i Brendshëm shqiptar. Zoti Çuçi tha më tej se rreth 18mijë të huaj të parregullt u bllokuan vitin e shkuar në territorin shqiptar dhe dhjetërarrjete kriminale u goditën.

“Unë mund t’ju them që jo vetëm që është rritur numri i klandestinëve dhe emigrantëve që vijnë nga Greqia në Shqipëri, numri i këtyre që kapen dhe që intervistohen. Vitin që kaloi 2020, shifra ishte rreth 18 mijë të tillë, por si Ministër i Brendshëm mund t’ju siguroj që ne po bëjmë gjithçka që të luftojmë krimin e organizuar që lidhet me këtë fluks lëvizje të emigrantëve. Vetëm në 2020-ën janë 112 procedime, çështje, që lidhen me trafikun e njerëzve dhe drogës që gjenerohen nga kufiri, është gati dyfishi i asaj që kemi patur një vit më përpara”.

Ndërsa Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme Ylva Johanson tha selufta kundër krimit dhe menaxhimi i migracionit janë fenomene ndërkufitare dhe për këtë arsye duhet të punohet së bashku.

“Në prill do të paraqes një strategji, e cila do të jetë e përqendruar tek krimi i organizuar dhe trafiku i qenieve njerëzore. Do të doja t’ju thoja që ekzistojnë dy prirjeqë janë të theksuara: së pari, grupet e krimit të organizuar po bëhen gjithnjë e më tepër ndërkombëtare, dhe së dyti aspekti dixhital. Pra, ata po përdorim shumë herë më tepër mjedisin dixhital “, tha zonja Johanson.

Kufiri shqiptaro grek njihet si pika e hyrjes për disa mijëra të huaj të parregullt që e përdorin Shqipërinë si një pikë tranzit për të kaluar drejt vendeve europiane. Nga ana tjetër kufiri i gjelbër shqiptar shërben dhe si një pikë dalje për disa qindra emigrantëshqiptarë që synojnë të hyjnë pa dokumente të rregullta në Greqi. Sipas një raporti të fundit të policisë greke gjatë vitit 2020 u dëbuan nga Greqia rreth 2900 emigrantë të paligjshëm shqiptarë të bllokuar kryesisht në zonat kufitare me Shqipërinë./ VOA

Etiketa: drogegreqishqiperitrafikantet


Ju sugjerojmë

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
Aktualitet

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

2 Shtator, 2025 11:33 pm
“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
Bota

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

2 Shtator, 2025 11:17 pm
Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
Bota

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

2 Shtator, 2025 10:06 pm
Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Bota

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

2 Shtator, 2025 9:16 pm
Rama në Fier: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

2 Shtator, 2025 8:12 pm
“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë
Bota

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë

2 Shtator, 2025 7:31 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

2 Shtator, 2025 6:51 pm
Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën
Bota

Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën

2 Shtator, 2025 6:46 pm
Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë
Bota

Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë

2 Shtator, 2025 6:16 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Para
Tentoi të grabisë zyrat e UKT-së, si u arrestua Kristi Çinari

Shkodër/ Një grua gjendet e shtrirë në rrugë, dyshimet

Vllaznia nuk fiton, barazon me Skënderbeun

Vllaznia nuk fiton, barazon me Skënderbeun

COVID-19/ MSH: Studentët mësim online, po mendojmë mbylljen e lokaleve

Vaksinimi i personaliteteve, Rakacolli tregon si janë përzgjedhur
















TE FUNDIT

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
2 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u...

Lexo më shumë

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
2 Shtator, 2025

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen...

Lexo më shumë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
2 Shtator, 2025

Skocia pritet të mbetet për të shtatin vit radhazi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga droga në...

Lexo më shumë

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
2 Shtator, 2025

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shtua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com