Autoritetet amerikane deklaruan se kanë zbuluar tunelin më të gjatë të kontrabandës së drogës, në kufi me Meksikën.
Me një gjatësi prej 1,313 metrash, tuneli ka ashensor, sistem të kullimit, ventilimit të ajrit si dhe kabllo elektrike me tension të lartë. Ai lidh një zonë industriale në qytetin Tijuana të Meksikës me zonën e San Diegos në Kaliforni.
Deri më tani autoritetet nuk kanë folur për arrestime apo se kush mund të fshihet pas tij si dhe dhe nuk kanë gjetur drogë në të, por, kartela meksikane Sinaloa, e përshkruar nga Qeveria amerikane si një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë, operon pikërisht në atë zonë.
Themeluesi i saj, Joaquin “El Chapo” Guzman, është dënuar me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara./Opinion.al