Vijon të ketë probleme kalimi i punëtorëve shqiptarë në pikën doganore të Hanit të Hotit me Malin e Zi.
Për shkak të ndryshimit të masave kundër pandemisë dhjetëra punëtorëve sezonalë u kërkohet çdo ditë tamponi për koronavirusin që kushton 23 euro për të kaluar kufirin.
Ata thonë se kjo situatë është e papërballueshme dhe kërkojnë një zgjidhje.
“Na kanë kthyer për testet. Testet nuk mund t’i përballojmë që të bëjmë 23 euro. Ne dalim çdo ditë. Është i papërballueshëm. Kemi dy vite që punojmë në Malin e Zi. Nuk mund të përballojmë, 20 euro marrim ditën e punës” – thotë një prej qytetarëve.
Ndërkohë raportohet se ka patur edhe punëtorë të vaksinuar që janë kthyer mbrapsht për shkak se nuk ishin mbushur 14 ditë nga marrja e dozës së dytë./Opinion.al