Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kufiri detar, Berisha: Greqia ndryshon rregullat në mes të lojës

2020/08/29 at 3:05 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Kufiri detar, Berisha: Greqia ndryshon rregullat në mes të lojës

Pas deklaratës së qeverisë greke për zgjerimin me 12 milje të ujërave territoriale, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim të gjatë në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.


Berisha shkruan se Greqia i ka ndryshuar rregullat në mes të “lojës”, ndërsa kritikon ashpër kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e mbajtur në lidhje më këtë rast.

Ish-kryeministri shkruan se zgjerimi i Greqisë në Detin Jon është dëmtues për Shqipërinë si dhe rrit klimën konfliktuale në rajon.

Reagimi i Berishës

Greqia ndryshon rregullat ne mes te lojes!

Miq, Republika Helene, e cila nga viti 1936 i ka njohur vetes si gjeresi te ujrave territoriale 6 milje detare, vendosi qe, per zgjerimin e atdheut helen me mbi 12500 km katror, ti zgjeroj ne 12 milje ujrat e saj territoriale. Ky zgjerim behet edhe ne raport me Shqiperine.

Ne aparence, sipas Konventes se Monetgo Bay
per Detin, Greqia ne kete rast aplikoi nje te drejte qe neni 3 i ligjit nderkombetar te Detit i njeh çdo vendi. Por kjo eshte vetem ne aparence!

Ne realitet, disa nene te tjera te kesaj konvente si neni 15 e te tjera, te cilat Greqia per zmadhimin e atdheut helen nuk i perfilli, rregullojne e kufizojne ushtrimin e kesaj te drejte. Ato percaktojne kushtet per zbatimin e nenit 3 te Ligjit, te cilat ne rastin e kufirit detar me Shqiperine nuk ekzistojne.

Por une nuk do te ndalem ne analizen e aspektit ligjor te ketij vendimi as dhe ne aktin e tradhetise se larte kombetare qe Zografi Bis kreu me njohjen e ketij vendimi te njeanshem te fqinjes tone.

Por dua te theksoj se ky vendim i Greqise, pas 84 vitesh, per Shqiperine eshte demtues dhe ne raport me klimen konfliktuale qe ekziston ne rajon konkretisht midis Turqise dhe Greqise, eshte problematik dhe me implikime seroze.

Ne raport me Shqiperine.
Se pari, ky vendim per zgjerimin e atdheut helen nga qeveria greke merret ne nje kohe kur dy vendet tona jane te angazhuara qe nga viti 2008 ne negociata per arritjen e nje marreveshje, e cila zgjidh perfundimisht problemet e kufirit, shelfit dhe zones ekskluzive ekonomike midis dy vendeve ne Detin Jon.

Marreveshja u arrit dhe u firmos ne vitin 2009 nga te dy qeverite. Nuk po ndalem ketu ne rolin qe luajti Zografi Bis ne anullimin me Gjykate Kushtetuese per llogari te pales se trete te marreveshjes se vitit 2009, e cila ne bindjen time me te thelle ishte nje histori ëin-ëin, pra marreveshje nga e cila fitonin padisktutim te dy palet.

Por dua te sqaroj se, pas rrezimit te marreveshjes se vitit 2009, qeveria shqiptare, e detyruar te zbatoje vendimin e gjykates kushtetuese, nuk pranoi rinegocimin e marreveshjes por u kerkoi autoriteteve greke ti drejtoheshim bashkarisht per kete çeshtje Gjykates Nderkombetare te Detit.
Pas nje hezitimi fillestar, u ra dakord me dy qeverite greke qe pasuan ne ato vite njera – tjetren qe bashkerisht ti drejtoheshim Gjykates Nderkombetare te Detit per problemin pasi ajo ishte zgjidhja e vetme e mundshme per te gjithe ata qe donin nje zgjidhje.

Kjo sepse pala shaiptare nuk mund te shkelte vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe sepse pala greke nuk mund te perfillte diktimin e vendimit te kesaj gjykate per metoden qe duhej perdorur ne negociata.

Ne kete rast, palet vendosen te paraqiteshin ne gjykate, padyshim me kuadrin ekzistues ligjor nderkombetar, mbi te cilin ishte bazuar marreveshja e vitit 2009, pra Shqiperia me 12 dhe Greqia me 6 milje gjeresine e ujrave territoriale.

Vullneti i shprehur nga te dy palet per tju drejtuar Gjykates Nderkombetare te Detit deshmonte angazhimin e tyre te vendosur e serioz per zgjidhjen e problemit por edhe besimin e tyre se marreveshja e firmosur ne vitin 2009 ishte e drejte. Te dy palet besonin se ndryshimet e percaktimeve te marreveshjes nga Gjykata Nderkombetare nuk mund te ishin dhe nuk kishte asnje motiv per te qene thelbesore.

Por me te ardhur ne pushtet, Zografi Bis percaktoi si perparesi marredheniet e tij me Vuçiçin dhe, per shkak te lidhjeve patologjike qe kishte me Papandreun, acaroi pa asnje motiv, siç e pohoi dhe vete me vone, marredheniet me qeverine e Ciprosit, e cila arkivoi ne katakombat politike Pasokun e Papandreut.

Vite pasi erdhi ne pushtet, Zografi Bis nisi negociatat per marreveshje deti me Greqine.
Ai i nisi ato duke shkelmuar ne nje akt flagrant interesin kombetar, ujdine tashme te arritur ne mes pales shqiptare dhe pales greke per te derguar ne Hage marreveshjen e vitit 2009.Zografi Bis vendosi te mbaje kete qendrim sepse ishte i bindur se Gjykata Nderkombetare do ta shpallte te drejte marrveshjen dhe kho atij nuk i interesonte.

Gjithashtu ai nisi negociatat, dhe me tam tam e trumpeta, duke u bazuar vetem ne idilizmin Kocias- Bushati, pa asnje plotfuqi ligjore dhe me hartat e spiunit te detit dhe ne shkelje flagrante te vendimit te Gjykates Kushtetuese.

Pas bllokimit te perkohshem dhe te drejte nga presidenti i republikes te procesit dhe kerkeses se vendosur te ketij te fundit per respektimin e kerkesave te Gjykates Kushtetuese, pala greke u pozicionua preras se ajo nuk e njihte vendimin e Gjykates Kushtetuese te Shqiperise pasi ai vendim ishte per palen shqiptare, e cila tashme ne menyre jo seroze ishte angazhuar per kohe te gjate ne negociata duke dhunuar nen per nen vendimin e saj.

Por megjithe keto, duhet thene se edhe negociatat Kocias – Bushati u zhvilluan ne nje kohe kur perseri Greqia i njihte vetes 6 milje detare gjeresine e ujerave territoriale dhe Shqiperia 12 milje.

Keshtu qe, me vendimin e saj per te kaluar nga 6 ne 12 milje, Greqia i ka lejuar vetes ne raport me Shqiperine te ndryshoje rregullat e lojes ne mes te lojes, gje te cilen ne boten e qyteteruar nuk ka pale te interesuar por mendoj as dhe gjykate te pavarur qe mund te pranoje. Kete e pranojne vetem tradhetaret ose te mundurit!

Se dyti, krahasimi dhe perdorimi si argument nga zedhenesit zyrtar te qeverise dhe ata jo zyrtare te lloijt te Arben Malavites, Karlo Malavites dhe Ymer Çorapes i marreveshjeve te detit qe Greqia ka firmosur me Italine dhe Egjyptin me 12 milje ujra territoriale seicili vend, eshte thjeshte nje krahasim i te pakrahasueshmeve.
Kjo sepse hapsira detare qe ndan Italine me Greqine ndryshon me hapsiren detare qe ndane Shqiperine me Greqine ne detin Jon aq sa ndryshon gjeresia prej 70 km e kanalit te Otrantos me gjeresine deri ne 6 km te Kanalin e Korfuzit.

Kurse ne rastin e Egjyptit hapsira detare qe ndan Greqine me kete vend ne Detin Mesdhe eshte qindra here me e madhe se sa hapsira qe ndane Shqiperine me Greqine.

Per te lare duart si pilati pas vendimit te qeverise greke, i cili zgjeron atdheun helen me nje siperfaqe te njejte me te Thesalise, Zografi Bis dhe vasalet e tij mashtrojne ne menyre te paturpshme se zgjerimi i kufirit detar nga 6 ne 12 milje nga Greqia nuk ka te beje fare me kufirin ujor shqiptaro-grek, e nuk ka te beje me marreveshjen e detit.

Nje genjeshter te tille te turpshme mund te beje vetem nje apatrid qe thote “ç’me duhet mua se çfare ndodh me vendin tim”, dhe ata te cilet per nje arsye apo nje tjeter pranojne te shkelmojn mbi veten e tyre.

Edvin Kristaq Zografi flet sikur Shqiperia nuk ka qindra km kufij detar me Greqine por sikur ndodhet diku ne veri te Ballkanit apo ne Afriken Qendrore dhe sikur nuk ka ekzistuar nje marreveshje dhe negociata te mevonshme per marreveshjen e Detit midis te dy vendeve.

Me kete rast i them Zografit Bis si dhe kriptove te tij si ai se:

Zgjerimi nga 6 ne 12 milje i kufirit detar nga Greqia, Shqiperia humbet vetem ne territor pothuaj aq sa pushton det kalimi nga 6 ne 12 milje.

Keshtu, zonat me distance 12-24 milje, qe jane dhe zonat qe besohet se kane triliona euro depozita gazi dhe nafte, me zgjerimin e Greqise nga 6 ne 12 milje ato kalojne ne territorin e saj duke bere qe Shqiperia te humbase trilione euro nga ky zgjerim.

Per ata te cilet duan te dine te verteten, Shqiperia e cila ta zeme ne nje distance 18 km midis dy vendeve do te kishte te vetat 12 milje, tani do te kete vetem 9 milje dhe kjo humbje vazhdon gjer ne distancen 12 milje. Ne teresi, po te kemi parasysh hapesiren e kufizuar te saj ne detin Jon, Shqiperia humbet qindra e qindra km nga territori i saj aktual detar.

Ky vendim nuk ka asnje implikim per zonat si Kanali i Korfuzit ne vendet ku distanca eshte 12 milje e me pak. Kjo sepse ne kete rast secili vend do marre nga 6 milje ose barabarsisht me pak. Keshtu qe vetem apatridet ose injorantet mund te thone se vendimi i Greqise per te kaluar nga 6 ne 12 milje nuk ka te beje me ujerat territoriale apo territorin ujor detar te Shqiperise.

Ky vendim ka te beje jo vetem me territorin detar por edhe ate ajror te Shqiperise duke i shkaktuar humbje financiare vendit per shkak te spostimit te trafikut ajror ne hapsiren ajrore te Greqise.

Si perfundim, vendimi i Greqise per zgjerimin e ujrave territoriale ne detin Jon ka per Shqiperine, ne ndarjen e detit, kufirin shteteror dhe zonen ekonomike midis dy vendeve, hapesiren dhe korridoret ajrore krahasuar me marreveshjen e detit te arritur nga te dy qeverite ne vitin 2009, kohe ne te cilen Greqia njihte si ujera territoriale te saj 6 milje, efekte me pasoja te jashtezakonshme.

Me kete rast u bej thirrje autoriteteve te Greqise te mos shtrijne kete vendim ne raport me Shqiperine por te rikthehen tek ujdia e arritur me qeverite paraardhese dhe ti drejtohemi Gjykates Nderkombetare te Detit ne menyre qe te shnderrojme ujerat, qe na ndajne ne det, paqe, bashkepunimi te fryteshem midis dy vendeve dhe dy kombeve tona. sb/ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kryemadhi për Blushin:E largoi Metën nga shtëpia,nëse do fustanin dhe takat e mia…
Politikë

Kryemadhi për Blushin:E largoi Metën nga shtëpia,nëse do fustanin dhe takat e mia…

3 Korrik, 2025 12:23 pm
Rama mbyll takimet në Vlorë, në dalje nuk shoqërohet nga kryebashkiaku Dredha
Kryesore

Rama mbyll takimet në Vlorë, në dalje nuk shoqërohet nga kryebashkiaku Dredha

3 Korrik, 2025 12:11 pm
Korrupsion, ryshfet në kufirin greko-shqiptar/Pranga 13 punonjësve të doganës greke
Aktualitet

Korrupsion, ryshfet në kufirin greko-shqiptar/Pranga 13 punonjësve të doganës greke

3 Korrik, 2025 11:57 am
Ndarja nga jeta e Diogo Jotës, reagon Liverpool: Jemi të shkatërruar
Sport

Ndarja nga jeta e Diogo Jotës, reagon Liverpool: Jemi të shkatërruar

3 Korrik, 2025 11:56 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive

3 Korrik, 2025 11:53 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Rajoni

Vijon ngërçi politik/ Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet për herë të 41-të

3 Korrik, 2025 11:47 am
Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”
Kronikë

Arrestimet te Bankers, Prokuroria: Ekzekutohen 9 masa sigurimi, në kërkim 5 persona

3 Korrik, 2025 11:41 am
Lamborginit i shpërtheu goma, arsyeja pse Diogo Jota dhe i vëllai ndërruan jetë
Sport

Lamborginit i shpërtheu goma, arsyeja pse Diogo Jota dhe i vëllai ndërruan jetë

3 Korrik, 2025 11:29 am
I morën paratë duke e kanosur me armë zjarri/ Një në pranga, 3 në kërkim
Kronikë

I morën paratë duke e kanosur me armë zjarri/ Një në pranga, 3 në kërkim

3 Korrik, 2025 11:21 am
“Stok” detyrash në Kuvend, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë
Aktualitet

“Stok” detyrash në Kuvend, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë

3 Korrik, 2025 11:12 am
Para
COVID-19/Rritet numri i viktimave në Kosovë, konfirmohen 115 raste të reja

COVID-19/Rritet numri i viktimave në Kosovë, konfirmohen 115 raste të reja

Reforma Zgjedhore, Rama: Këto janë dy pikat e panegociueshme

Kufiri detar,Rama:Dy fjalë për Greqinë, duam ta arrijmë një marrëveshje...

Tensionet me Greqinë, Turqia: Nuk bëjmë hap mbrapa, cilido qoftë çmimi

Tensionet me Greqinë, Turqia: Nuk bëjmë hap mbrapa, cilido qoftë çmimi
















TE FUNDIT

Kryemadhi për Blushin:E largoi Metën nga shtëpia,nëse do fustanin dhe takat e mia…

Kryemadhi për Blushin:E largoi Metën nga shtëpia,nëse do fustanin dhe takat e mia…
3 Korrik, 2025

Deputetja Monika Kryemadhi ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Në një prononcim për gazetarët para...

Lexo më shumë

Rama mbyll takimet në Vlorë, në dalje nuk shoqërohet nga kryebashkiaku Dredha

Rama mbyll takimet në Vlorë, në dalje nuk shoqërohet nga kryebashkiaku Dredha
3 Korrik, 2025

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Vlorës. Më pas kreu i qeverisë i shoqëruar nga ministri...

Lexo më shumë

Korrupsion, ryshfet në kufirin greko-shqiptar/Pranga 13 punonjësve të doganës greke

Korrupsion, ryshfet në kufirin greko-shqiptar/Pranga 13 punonjësve të doganës greke
3 Korrik, 2025

Arrestohen 13 punonjës të doganës greke në Mavromatio në kufirin me doganën në  Qafë Botë. Në kuadër të operacionit 13...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Diogo Jotës, reagon Liverpool: Jemi të shkatërruar

Ndarja nga jeta e Diogo Jotës, reagon Liverpool: Jemi të shkatërruar
3 Korrik, 2025

Liverpool FC ka reaguar zyrtarisht pas lajmit tragjik të ndarjes nga jeta të Diogo Jotës, sulmuesit portugez që ndërroi jetë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com