Aktualitet

Kufijtë detare, ambasadorja greke:Rama e Mitsotakis biseduan për përparimin e procedurave



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:05 - 09/12/22 |
Opi Nion

Ambasadorja e Greqisë Konstantina Kamisti ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis kanë diskutuar për përparimin e procedurave për ndarjen e kufijve detarë në gjykatën e Hagës.

Kryediplomatja greke e bëri këtë deklaratë gjatë takimit që zhvilloi sot me kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo.

 “Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis u takuan më 7 dhjetor dhe të dy shprehën dëshirën për të bashkëpunuar sa më shpejt të jetë e mundur.”

E pyetur për anulimin e vizitës së Mitsotakis në jug, ambasadorja tha se ai do të vijë shumë shpejt brenda këtij viti bashkë me Ramën.

Sa i përket situatës kaotike që krijohet në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës për festa, ambasadorja Kamisti tha se çështjen do ta shohë me përparësi.

Faleminderit  që më informuat do ta shikoj më doganat se cili është problemi për ketë çështje dhe unë shpresoj qe miqtë tanë shqiptarë të mos kenë asnjë problem në doganë do ta shikoj me përparësi,” u shpreh diplomatja greke.

Pas